Salianji i kthehet ashpër Agron Shehajt për ‘antiamerikanët’

Salianji i kthehet ashpër Agron Shehajt për ‘antiamerikanët’

624
0
Shares

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar ashpër ndaj kandidatit për kryetar të PD-së Agron Shehaj, i cili është shprehur për individë antiamerikanë në PD që e sulmuan atë pas takimit me ambasadoren Yuri Kim.

Salianji thekson se në PD kurrë s’ka pasur e nuk do ketë antiamerikanë, duke shtuar se këtë shpifje vetëm Rama ka pasur guxim ta thotë.

“Keqardhje për akuzat e rëndomta e mbi të gjitha të pavërteta të kandidatit Agron Shehaj.

Një gjë është e sigurt, që në Partinë Demokratike, nuk ka pasur nuk ka dhe nuk do të ketë asnjeherë vend për asnjë antiamerikan.

Në vendin më proamerikan në botë dhe në partinë më proamerikane, të kërkosh për antiamerikanë dhe të aludosh se ata janë pjesë e partisë ku bën pjesë është ofendim i ulët dhe një dëm që tentojnë ti bëjnë PD.

Një gjë të tillë deri më sot me shipfjen që e karakterizon ka guxuar ta thotë vetëm Edi Rama”, ka deklaruar Salianji.

Një ditë më parë Agron Sehaj publikoi një takim me ambasadoren amerikane në Tiranë, takim i kryer me kërkesën e ambasadores. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY