DETAJET/ Humb jetën Shkelzen Velaj, u qëllua me breshëri në derë të...

DETAJET/ Humb jetën Shkelzen Velaj, u qëllua me breshëri në derë të shtëpisë, vëllanë ia vranë në 2015

234
0
Shares

Shkelzen Velaj humbi jetën në spital pak minuta pasi u qëllua me armë zjarri në derë të shtëpisë.

Velaj u qëllua në katin e pestë të një pallati në Çole.

Ai është vëllai i Ardi Velaj qe u vra në vitin 2015 i cili kishte hasmëri me Llanajt e vlorës.

Pak më vonë një makinë u dogj jo shumë larg qytetit në Risili. m.k

Vlorë/Informacion paraprak:

Rreth orës 23:55, në lagjen “24 Maji”, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi Sh. V., rreth 35 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Vlorë si pasojë e plagëve të marra.

Gjatë krehjes së zonës, në afërsi të fshatit Risili, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur , i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes.

Vijon krehja e zonës nga shërbimet e DVP Vlorë, për kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY