Prokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj: Nuk bëra divorc për vettingun, arsyet nuk...

Prokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj: Nuk bëra divorc për vettingun, arsyet nuk i ndaj me publikun

188
0
Shares

Duke folur në emisionin “Opinion”, prokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj tha se divorci i saj nuk ishte në funksion të vettingut.

Pjesë nga intervista   

Imeraj: U kam thënë fëmijëve të më ndjekin sot në intervistë. Absolutisht nuk ka lidhje zgjidhja e martesës me procesin e Vetingut. Zgjedhja e martesës ka zgjidhur vetëm dy momente kryesore që lidhet me takimet e të atit me fëmijët dhe lënien e përkujdesjes për fëmijët, mua personalisht. Unë kam që nga viti 2018 që i jam nënshtruar procesit të Vetingut. Çdo ditë të jetesës, raportet financiare, takimet, konktaktet, përfshirë edhe tabulatet ekonomike, kanë qenë të marrë dhe të administruara me letra. Ajo që ligji kërkon që zgjidhja e martesës të mos ketë lidhje me Vetingut. Janë dy çështje të ndryshme.

Fevziu: Pretendimi është që është divorc “fake” dhe gjithçka vazhdon normalisht

Imeraj: Unë kam nga shtatori 2018 me vetingun dhe çdo ditë e jetesës sime, e takimeve, kontakteve, përfshirë edhe tabulatet e telefonit tim kanë qenë të regjistruara me letra. Kjo nuk më shqetëson asgjë, por në thelb nuk është e nevojshme të ndahen me publikun arsyet e zgjidhjes së martesës sime. Por ajo që ligji kërkon është që kjo çështje të mos ketë lidhje me vetingun. opinion

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY