Mijëra besimtarë myslimanë kanë falur namazin e Kurban Bajramit në bulevardin Dëshmorët e Kombit si dhe mijëra të tjerë në sheshet e çdo qyteti të vendit.Besimtarët myslimanë në mbarë vendin kanë festuar sot ditën e Kurban Bajramit.
Mesazhe paqeje dhe harmonie kanë ardhur në këtë lutje nga krerët e Komunitetit Mysliman. Falja e namazit të Bajramit ka mbushur plot edhe qendrën e Elbasanit dhe të Beratit. Ndërsa në Shkodër besimtarët janë mbledhur brenda xhamisë së qytetit.
Kurban Bajrami personifikon sakrificën e profetit Ibrahim dhe sipas traditës islame, rituali i Kurban Bajramit fillon me faljen në xhami, vazhdon me prerjen e Kurbanit dhe mbaron me vizitat në të afërm, fqinj, shokë e miq.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/