Elbasani zhvillon edhe tregun e kokainës veç heroinës, dy në pranga për...

Elbasani zhvillon edhe tregun e kokainës veç heroinës, dy në pranga për shitje me pakicë

49
0
Shares

Në një nga qendrat ndërkombetare të shitjes së heroinës në Elbasan konsumohet në masë edhe kokainë.

Policia e qytetit arrestoi në flagrancë dy shtetas që posedonin dhe shpërndanin lëndë narkotike kokainë.

U sekuestruan doza me lëndë narkotike kokainë, 2 aparate celular, një peshore e vogël elektronike dhe para të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Ranë në pranga shtetasit:S. B., 31 vjeç dhe E. Z. (D), 33 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit E. Z. (D), shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, 2 aparate celularë, një peshore të vogël që shërbente për peshimin e lëndës narkotike dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, njoftoi policia e Elbasanit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY