Në një nga qendrat ndërkombetare të shitjes së heroinës në Elbasan konsumohet në masë edhe kokainë.
Policia e qytetit arrestoi në flagrancë dy shtetas që posedonin dhe shpërndanin lëndë narkotike kokainë.
U sekuestruan doza me lëndë narkotike kokainë, 2 aparate celular, një peshore e vogël elektronike dhe para të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
Ranë në pranga shtetasit:S. B., 31 vjeç dhe E. Z. (D), 33 vjeç, të dy banues në Elbasan.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit E. Z. (D), shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, 2 aparate celularë, një peshore të vogël që shërbente për peshimin e lëndës narkotike dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, njoftoi policia e Elbasanit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/