“Dorëzimi përballë atyre që e konsiderojnë 25 prillin fitore të Ramës dhe...

“Dorëzimi përballë atyre që e konsiderojnë 25 prillin fitore të Ramës dhe jo masakër zgjedhore mund të çojë në një përçarje”

77
0
Shares

Kryetari i PD, Lulzim Basha tha sot gjatë takimit me demokratë në Kurbin, Mirditë dhe Tropojë se rrugën drejt ndryshimit e bëmë së bashku në një nga mënyrat më europiane, më qytetare, më të vërteta, edhe më të bukura që ka njohur pluralizmi në 30 vite.

Ai premtoi se bashkë me Bashën do ta shkojnë drejt fitores.

Kurbin

Një mirënjohje e falenderim nga zemra për të gjithë ju këtu në këtë sallë, për themeluesit, për qëndresëtarët, për intelektualët, për të rinjtë, për të rejat, për përfaqësuesit e forumeve tona, të rinisë, të Lidhjes Demokratike të Gruas, për ekipin tonë, për kandidatët, për deputetin e ardhshëm të Kurbinit në kuvendin e Shqipërisë dhe për të gjithë demokratet dhe demokratët e Kurbinit për një sakrificë dhe lodhje të jashtëzakonshme, por për një shembull që nuk harrohet e nuk do të harrohet kurrë që është rezultati juaj i 25 prillit që spikat perkunder masakrës zgjedhore, spikat si kap për kurajon që i dha demokratëve, për kurajon që i dhatë votuesve tuaj, votuesve tanë këtu në Kurbin dhe për shkollën që keni ngritur këtu në Kurbin me anë të cilës jam i sigurt do të bëjmë të mundur që ta bëjmë Kurbin shumë shpejt gjithë Shqipërinë.
Ndryshe për Shqipërinë sepse, jo sepse ishim në garë të pabarabartë, se atë e dinim prej fillimit, prej ditës se parë ne e dinim që do ishte një gare e pabarabartë. Edhe në momentin kur u firmos 5 qershori akoma pa e shkelur, prapëseprapë ju e dinit, unë j’ua thash drejtëpërdrejtë, jua thash permes medias që të firmosësh një marrëveshje me Edi Ramen apo të ndryshosh një ligj me Edi Ramën, s’ka pikë vlere se ai edhe ligjin e vetë e shkel, edhe ligjin e rënë dakord me ne do ta shkel dhe ashtu ndodhi. E ndryshoi edhe atë që ndryshoi, prapë e shkeli. Por ajo që Shqipëria përjetoi me 25 prill, është arrest kardiak i demokracisë sepse tjetërsimi i vullnetit të shqiptarëve nuk ndodhi në 1, 2, 3 apo 10 forma, por ndodhi në të gjithë format e mundshme. Dhe cdo ditë që kalon, në çdo qark që vizitoj, në çdo ekspozim që i bëhet fakteve del katalogu i plotë, i gjatë, i vjedhjes, blerjes, shantazhit, intimidimit, presionit të tre faktorëve. Një partie të korruptuar deri në palcë dhe qeveris që ajo ka, shkrirjes se strukturave shtetërore me atë parti dhe faktorit të krimit të organizuar dhe të oligarkisë që u bën njish për të tjetërsuar vullnetin e shqiptarëve. Nga ana tjetër Partia Demokratike doli në këtë betejë, siç e dinë themeluesit dhe qëndrestarët mes jush, njësoj si në 91. Pa asnjë pushtet por me pushtetin me të madh që zoti mund t’i falë njeriut, me pushtetin moral, me pushtetin e zemrave, me pasionin dhe fuqinë për të ndihmuar njerëzit në aspiratën e tyre për ndryshim. Me shpresën e tyre se 25 prilli do t’i jepte fund jo thjesht lëngatës 8 vjeçare, por shume prej pikëpyetjeve dhe dilemave që i mbanin akoma peng. 25 prilli solli në fakt një ndryshim, e solli këtë ndryshim anembanë Shqipërisë, falë kësaj fuqie që ne projektuam, u rritëm, u bëmë më të mëdhenj por edhe pse beteja u luftua me energjinë më të madhe prapëseprapë regjimi me një ngushticë më të vogël se gjysma e votave të pavlefshme, për shkak të heqjes së emrave pasi shkurtoi listat, të tjetersoi vullnetin e zgjedhësve. Megjithatë kurbinasit dhe jo vetëm, demokratët anembanë vendit e kanë sot kokën lart për një arsye: se në këtë betejë ne hymë me një kauz morale dhe me këtë kauz morale dhe vetëm me atë kauz morale arritem të tërheqim një numër të madh shqiptarësh të cilët shperfillën blerjen e votës, shantazhi kriminal, shantazhin për bukën e gojës, shantazhin për vendin e punës, dhunën barbare që i trajton jo si të jenë kundërshtarë politik por si armiq, njësoj si në 45. Arritëm pra, përkundër të gjithave jo vetëm të ngrihemi në këmbë, por arritem diçka që pak forca politike e kanë arritur në këto kushte.
E kundërta mdodhi me ne dhe kjo për një arsye të vetme, për shkak të forcës që ne projektuam. Dhe kjo forcë ka dy burime: e para vlerat me të cilat kemi lindur dhe të cilave kemi qëndruar besnik. Shqiptarët na besuan se betejën po e bënim për ta, kurbinasit na besuan se betejën po e bënim për ta, jo për karrigen time, jo për karriget tuaja por për familjet e tyre dhe për fatin e tyre.
Vëllezër dhe motra, ne ndodhemi në një krizë politike e cila vetëm u thellua nga 25 prilli. Këtë e dimë të gjithë ne, e di dhe kundërshtari politik të cilit nuk i qesh buza sepse e di çfarë ka bërë, e ndaj është vërsulur me dy mënyra për të zbut krimin që ka kryer jo thjesht ndaj Partisë Demokratike, ndaj demokratëve por dhe Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe ndaj demokracisë. Mënyra e parë dhe e preferuar e tij, është ajo e diversionit. Diversioni kësaj radhe ka marrë formën e shtrirjes së dorës për bashkëpunim pa vija të kuqe. Përgjigjja është e qartë: të bashkëpunosh me autorin e masakrës zgjedhore, do të thotë të bëhesh bashkëautor i masakrës zgjedhore. Të bashkëpunosh pa vija të kuqe me njeriun që tjetërsoi vullnetin e shqiptarëve, që e ndaloi përkohësisht dhe dhunshëm shpresën e tyre për ndryshim, që futi demokracinë dhe vendin, siç e thash në një “arest kardiak”, do të thotë të bëhesh bashkëfajtor. Ndaj, përgjigjja ime ka qenë prej momentit të parë dhe mbetet e qartë: kryetari i Partisë Demokratike në detyrë dhe kandidati për kryetar të Partisë Demokatike, nuk e njeh rezultatin e tjetërsuar më 25 prill. Pa këtë nuk ka themel mbi të cilin mund të ndërtojmë aksion politik në dobi të Shqipërisë dhe shqiptarëve, por vetëm aksion që do të na çojë drejt humnerës, drejt zvogëlimit, drejt zhdukjes.
Ftesa ime për ju, kërkesa ime ndaj jush vëllezër dhe motra kurbinas është një dhe vetëm një, pa dorashka, pa zbukurime: Betejën ta çojmë deri në fund deri në rrëzimin e këtij regjimi. Kërkesa ime është të jemi në këmbë, ta mbajmë ndezur zjarrin që ndezëm, zjarrin e shpresës në zemrat e shqiptarëve që na ndoqën, në zemrat e kurbinasve që na ndoqën. Ta mbajmë ndezur këtë zjarr, ta vazhdojmë deri në fund këtë betejë. Dhe kërkoj besimin tuaj, të vazhdojmë t’i primë kësaj beteje bashkë me ju e në krahun tuaj deri në fund. Jam thellësisht i prekur nga reagimi juaj, se vetëm në Kurbin mund çohen njerëzit në këmbë kur vjen e në platformë për t’u rizgjedhur, e ofertë për t’u rizgjedhur, ke vetëm t’u ofrosh më shumë betejë, më shumë përpjekje, kjo tregon se jam në mesin e njerëzve më fisnik, gardianëve të vërtet të demokracisë e të lirisë për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Ndaj, e kam konsideruar dhe e konsideroj një privilegj të rallë.

Tropojë

Së pari për qarkun e Kukësit në përgjithësi e për Tropojën në veçanti nuk mund t’i gjej fjalët e mirënjohjes për ato që keni bërë. Me këtë betejë që s’kishte asnjë lidhje me zgjedhjet demokratike. Sepse ketu siç e dimë fare mirë ka vite që revanshi i regjimit e ka kthyer atë që duhet të jetë përballje mes kundërshtarëve politikë në një hakmarrje të verbër primitive mbi ju, mbi familjet tuaja, mbi demokratët praktikisht pra, mbi shumicën dërrmuese të qytetarëve të këtij qarku e të kësaj bashkie. Por kundër kësaj me vlerat me të mira që kemi në zemër, me programin e zgjedhjeve më të qarta e të realizueshme që parashtuam para njerëzve pas vite konsultimi me ta e prekje të problemeve të tyre që kërkonin zgjidhje akute, pas besimit të patundur se në këtë betejë nuk ishim për karrigen time e për karriget tuaja por ishim për të ndyshuar fatin e tyre, të familjeve të tyre për të ndryshuar fatin e Shqipërisë.
E bëtë këtë dhe kusht me uzurpimin të bashkisë drejt sjelljes shtazarake të uzurpatorit i cili më keq se në 91-in, bënte presion të drejtëpërdrejtë jo thjesht përmes instrumentave të pushtetit vendor dhe instrumentave të pushtetit qendror, por duke shantazhuar dhe intimiduar edhe ata që vinin në takimet e Partisë Demokratike apo kamdidateve tanë.
Siç e dini fare mirë nën drejtimin tim dhe me vendimet e mia, janë ndërmarrë disa prej akteve më të paprecedentë në 30 viteve pluralizëm. Por nuk janë ndërmarrë as për veten time dhe as për fatin tuaj, janë ndërmarrë për ta çliruar Shqipërinë nga ky regjim. Djegia e mandateve kishte një dhe vetëm një objektiv: zgjedhje të parakohshme dhe shembjen një orë e më parë të një parlamenti të dalë nga një tjetër palë zgjedhjesh ilegjitime siç ishin ato të 2017-ës. Sot është e lehtë të rishkruash historinë sepse siç e thotë populli “të mençur pas Kuvendit e trima pas lufte ka boll”, por ne duhet të kujtojmë e duhet të jemi të vetëdijshëm se pa këto beteja do të shkonim duke u zvarritur drejt 25 prillit si bashkëfajtorë dhe si fasadave të regjimit dhe jo ballë për ballë regjimit dhe njësoj e bërë njësh me qytetarët, të cilëve ua kthyem bashkë me mandatet edhe besimin. Se edhe betejat ne do të luftojmë e do t’i çojmë deri në fund për ta dhe familjet e tyre. Nuk ka asnjë shpjegim tjetër sepse njësoj si në 91-shin njerëzit na ndoqën e na besuan.
Unë kam një ftesë ndaj jush: mos t’i lemë shqiptarët në mes të rrugës, mos t’i lëmë pikëpyetejet e tyre para 25 prillit, që pas 25 prillit janë bërë e më të mëdha, edhe më të dhimbshme, sepse nuk kanë marrë përgjigje nga ato të blektorëve në bjeshkët më të thella, tek ato të sipërmarrjes në qendrat urbane. Nga pikëpyetjet për ekonominë, tek ato për sigurinë e deri tek ato për integrimin europian mos t’i lëmë pa përgjigje, sepse të vetmit që mund t’i japim përgjigje jemi ne. Ka një dhe vetëm një rrugë përpara, që kjo është rruga e betejës me të keqen. Kështu jemi ringritur sa herë jemi goditur nga pabesitë e fatit apo të kundërshtarëve.
Të gjitha arritjet e mëdha të këtij vendi kanë vulën tonë, kanë vulën tuaj, gjithçka, që nga rrëzimi i komunizmit dhe demokracia, që nga futja në Këshillin e Europës, anëtarësimi në NATO, heqja e vizave, statusi kandidat, zhvillimi ekonomik dhe infrastrukturorë kanë vulën e demokratëve, kanë vulën e Partisë Demokratike, kanë padiskutim vulën me nënshkrim e Sali Berishës. Ndaj, le ta zhvillojmë këtë proces statutorë që na e diktojnë rregullat e brendshme duke e konsideruar një vlerë të shtuar dhe një oportunitet, një mundësi, por po kështu të mos harrojmë se beteja e vërtet është me kundërshtarin, me armikun më të egër të demokracisë dhe të shqiptarëve, me regjimin e Edi Ramës, Tom Doshit dhe kriminelëve me të cilët ka ndaluar përkohësisht aspiratën e Tropojës dhe të Shipërisë për ndryshim.

Mirditë
Mirë se ju gjejë zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe  motra, demokratë dhe demokrate të Mirëditës, zoti kryetar, zoti drejtues politik, zoti deputet i zgjedhur, kandidatë të 25 prillit, kryetarë të grupseksioneve, anëtarë të kryesisë, përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Gruas, Forumit Rinor të Partisë Demokratike! Të dashur vëllezër dhe motra dita e sotme na rikthen këtu pak më shumë se një muaj pas një takimi entuziast që patëm pak metra më tej. Si shumë takime të tjera dhe si gjithë fushata jonë ai shenonte jo thjeshte entuziasmin dhe pritshmërinë e demokratëve, por të shumicës dërrmuese të shqiptarëve për ndryshimin më datë 25 prill. Shenonte po kështu një shpresë të lindur jo rastësisht, as të rënë nga qielli por që erdhi me të vërtetë si bekim dhe mbushi zemrat e shqiptarëve dhe mirditorëve për shkak të punës vetëmohuese dhe sakrificës tuaj dhe të Partisë Demokratike për shkak të shpirtit të pamposhtur të demokratëve te Mirëditës, Lezhës dhe mbarë Shqipërisë për të cilën duhet të jeni krenarë dhe kokëlartë në çdo moment, në veçanti në momente të tilla të vështira si këto që po kalojmë këto javë. Për këtë arsye fjalën time dua ta nis duke shprehur mirënjohjen më të thellë nga zemra ju dhe gjithë ekipit tuaj dhe gjithë demokratëve të Mirëditës kudo ku ndodhen per rolin e tyre të patjetërsueshëm dhe për rezultatin në Mirditë dhe në qarkun e Lezhës përkundër masakrës zgjedhore të 25 prillit. Masakra zgjedhore e 25 prillit natyrisht nuk ngjau me 25 prillin. Ajo ishte një seri ngjarjes e shtrirë në kohë që nga shkatërrimi i marrëveshjes së 5 qershorit e deri tek vendimet e fundit për prishen e fletës së votimit, shkurtimin e listës, karantinën e pajustifikueshme dhe që vazhdon në këto momente që flasim me organet e kapura të KQZ në KAS edhe në kolegjin e kapur e të frustruar nga qeveria. Padiskutim që në këtë garë siç kemi folur shpesh herë së bashku, ne u futëm pa iluzione që do të ishte një garë e barabartë. Ne u futëm në procesin e reformë zgjedhore pa asnjë iluzion që do të ishte kjo reformë që do të sillte përmirësimet me sjelljen e Edi Ramës dhe bandës së tij. Në fakt siç e kemi thënë dhe siç e kam thënë përherë drejtëpërdrejtë me ju dhe permes medias, roli ynë në atë tavolinë ishte vetem për të bërë pjesën sa i përket 15 kushteve të integrimit Europian. Pra asgje e shkruar, asgje me shkrim me Edi Ramën nuk mund të sillte një garë të barabartë. Megjithatë ne u përgatitëm dhe ja dolëm të vetëdijshëm për garën e pabarabarte me ofertën tonë përballë kriminelëve dhe bandave kriminale në Lezhë, në qarkun e Lezhës, në Mirditë, në Shqipëri.

Ne vendosëm programin dhe planet tona, zgjedhjet realiste që ishin produkt jo thjesht produkt i dy viteve punë. Prej kater viteve kur kemi qenë bashkë derë më derë pranë fermerit dhe sipërmarrjes , pranë studentit dhe të papunit , pranë pensionistit dhe arsimtarit, por mbi të gjitha ne u futem në këtë betejê të pabarabartë me bindjen e thellë se nuk po e bënim për veten tonë, dhe ishte kjo bindje e cila që rrezatoi cep më cep të Shqipërisë që ju dha siguri shqiptarëve që na ndoqën, qindra mijëra shqiptareve që votuan ndryshimin, që votuan programin tonë dhe ekipin tonë sepse e kuptuan se beteja ne fakt bëhej për ta, për familjet e tyre dhe për Shqipërinë. 25 prilli është një masakër përmasat e të cilës vetëm sa vazhdojnë e zbulohen dita ditës.
Por nuk dua të zgjatem më tej sepse secili prej jush ka rrëfimin e vet për këtë betejë, secili prej jush i mban shenjat e kësaj beteje mbi vete, mbi demokratët që keni udhëhequr dhe mbi familjet tuaja. Që sakrifica juaj që e ka shënuar faktin qe përpos kësaj masakre zgjedhore ne prapëseprapë ia dolëm të rriteshim dhe me këtë nuk kam parasysh vetëm rritjen numerike, apo rritjen e mandateve por rritjen morale. Që është rritja më e rëndësishme dhe garancia e vetme për sfidat, për betejën, për rrugën që na pret përpara. Është sfida ndoshta nga më të mëdhatë këto 30 vite të mbushura me sfida për familjen tonë politike, por në këtë sfidë futemi më të mëdhenj seç u nisëm. Më të mëdhenj në numra, më të lartë në moral. Dhe në mes të kësaj sfide na duhet të kalojmë një proces të diktuar nga rregullat e brendshme statutore.
Tani një javë pasi ky process ka nisur jam edhe më I bindur se ka qenë vendimi I duhur për një arsye tjetër është fakti që zjarri, flaka duhet mbajtur ndezur  në zemrat e atyre që ngritën peshë me shpresën për ndryshim është fakti që ushtria që i priu kësaj shprese për ndryshim nuk ka  luksin as të shpërndahet, as të ulet në gjunjë as të hutohet, as të përçahet sepse misioni që kemi mbi supe nuk është thjesht dhe vetëm i  demokratëve dhe i Partisë Demokratike, por është i të gjithë shqiptarëve. Sepse 30 vite pluralizëm na kanë mësuar se në moment krizash siç është ajo e para 25 prillit e cila vetëm u rëndua pas 25 prillit ne jemi e vetmja garanci për rrugëdalje dhe me këtë vetëdije, me këtë mision, me këtë barrë mbi supet tona që kanë supe të tjerë që t’i mbajnë, vij sot këtu me një kërkesë të qartë, të thjeshtë dhe të hapur duke ju parë sy më sy: ta vazhdojmë betejën deri në fund. Betëjën që kemi nisur rezultatet e së cilës pavarësisht prej masakrës zgjedhore janë sy dhe faqe e botës dhe e të gjithë shqiptarëve. Betëjën që  nuk bëhet për karriget tona, as për partinë tonë, por bëhët tashmë për demokracinë, për Shqipërinë dhe për fatet e shqiptarëve. Ta vazhdojmë një orë e më parë pa i dhënë asnjë minutë pushim deri në rrëzimin e regjimit Rama-Doshi dhe të bishtave të tjerë të krimit dhe të oligarkisë që janë  faktorët kryesorë të tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve me 25 prill.
Në këtë proces ku jemi futur ne reflektojmë të njëjtat vlera me të cilat u futëm në fushatë. Është fakti që ne projektuam këto vlera ato të qytetarërisë, së ndjeshmërisë së halleve të njerëzve dhe zgjidhjeve për hallet e tyre. Është pra fakti që jemi dhe mbetemi një parti e vlerave.
Vlerat tona janë forca jonë jo dobësia jonë. E tillë është ehde kjo garë e brendshme përballë një kundërshtari që e ka mbyllur për 12 vjet dhe e konsideron stallë lopësh partinë e tij.Por le të mos harrojmë për asnjë çast se betejën e vërtetë e kemi me Edi Ramën dhe regjimin e tij.
Ndaj, me këtë vetëdije, por po kështu edhe me gatishmërinë për të parë se çfarë është në dorën tonë për të ndrequr dhe për ta bërë gati këtë familje të madhe politike, këtë ushtri të lirisë dhe të demokracisë, këtë forcë goditëse të vetmen që mund ta mbaj gjallë shpresën për ndryshim për ta çuar deri në fund luftën për ndryshim, luftën për demokracinë në vend. Ndërkohë këto janë avantazhet e debatit, siç e kam thënë dhe në takimet e tjera ka edhe disavantazhe, jo vetëm ku zhvillohet por edhe në kontekstin në të cilën zhvillohet.
Në këtë kontekst, Edi Rama ndodhet përball një force politike të cilën jo vetëm nuk ariti ta gjunjëzojë me instrumentet e masakrës zgjedhore por e cila ka dal më e fortë dhe padiskutim ka provuar se është tanimë edhe më rezikshme për regjimin e tij demaskuar në faqe të çdo shqiptari se pavarësisht nëse ishin të djathtë apo të majtë, siç e dini fare mirë edhe kundërshtarët, edhe votuesit më 25 prill Partisë Socialiste prisnin ndryshimin, prisnin largimin e Edi Ramës. Pra, një kundërshtarë i cili ka dal i fortë dhe i zemëruar nga padrejtësia që i është bërë. Një zemërim i cili shihet jo  vetëm në sytë tuaj e demokatëve anembanë Shqipërisë, por edhe në sytë e shqiptarëve. E njoh këtë zemërim, sikundër e njoh edhe forcën e zemrave tuaja për ta kthyer atë në një forcë goditëse.
Këtë pra, e dimë gjithë ne, e di dhe Edi Rama. Konteksti tjetër për të cilën kam bindjen e thellë se kam të drejt është që ky moment është një oportunitet pra, për Edi Ramën në kushtet e hedhjes poshtë të instrumenteve të përçarjes për të mbjell sërish një farë përçarje mes nesh. Ju e dini, unë kam bërë dhe ju siguroj që do vazhdoj të bëjë të gjitha përpjekjet em mia që kjo mos të ndodh. Por në këtë mision kërkoj dhe ndihmën tuaj. Kërkohet një vetdijësim për të tejkaluar personalen, sektaren, gruporen në këtë moment. Kërkohet një vetdijësim për të mos i rënë me shkelmë sakrificës të demokratëve për shkak se na janë erësuar përkohësisht mendjet dhe zemrat. Ndaj, dua ta them fare qartë dhe hapur, rreziku që 25 prillin ta konsiderojmë fitore të Edi Ramës dhe jo siç është një masakër zgjedhore, mund të përbëj shkak për një përçarje në radhët tona. Sikundër ju kërkoj të bëjmë gjithçka të mos e lejojmë këtë pëçarje. Le të dëgjojmë njëri-tjetrin të gjithë mendimet, pakënaqësitë, mosmarrëveshjet, kitikat, por për asnjë çastë mos të harrojmë detyrën tonë kryesore karshi Partisë Demokratike dhe mbi të gjitha karshi shqiptarëve, nevojën pë të dal më të bashkuar nga ky proces. Më të vendosur mendje ndarë për t’i shkuar dri në fund lufts që kemi nisur së bashku. Ndaj, në kontekst të kësaj unë kam një këresë ndaj jush: Këtë garë të brendshme që e bëjmë sipas regullave tona statutore, le ta kthejmë në një festë, në një model të Partisë Demokratike, i cili të rrezatoj edhe një heë, në këtë moment është shumë e rëndësishme të konsiderohet si një hap i parë në betejën që rinisim duke rezatuar edhe një herë ndaj shqiptarëve diferencën e thellë që kemi me kontigjentin kriminal që kemi përballë. Por nga ana tjetër prerë, qartë, hapur, masakrën zgjedhore të 25 prillit unë nuk mund ta pranoj dhe nuk do ta pranoj kurrë. Tjtërsimin e vullnetit të qytetarëve shqiptarë nuk mund ta pranojmë kurrë, dorën e shtrirë hajdutit të shpresës së shqiptarëve, të hajdutit të ndryshimit të cilët shqiptarët kanë votuar më 25 prill.  Ndaj, kam vetëm një premtim për ju i cili për fat të keq, nuk është, nuk ka të bëjë me premtimet e programit tonë qeverisës, i cili aty është sapo të vij dita, është një premtim për më shumë betejë, për më shumë përballje, për më shumë sakrificë, por edhe po kështu duke ju siguruar me mirënjohjen më të thellë se asnjë pikë sakrifice që keni bërë deri tani, sa të kem frymë unë do të bëj gjithçka të mos shkoj dëm dhe në krye të betejës që do të vazhdojmë së bashku, do bëjmë të mundur të kundërtën e asaj që shpreson, beson dhe në të cilën po investon Edi Rama. Ai na do të ndarë dhe jo të bashkuar. Ai na do jashtë kësaj beteje. Unë e dua Partinë Demokratike ashtu siç e doni ju, të bashkuar, të pandarë, të fortë dhe ju kërkoj të më jepni mundësinë ta vazhdoj me besimin tuaj drejtimin e kësaj beteje për t’ja numëruar orët një orë e më parë regjimit dhe për t’i thënë shqiptarëve dhe Shqipërisë ka 2021-sh, por ka edhe përgjigje të vendosur, sepse ky vend e di që ka 91-sh, po ka edhe 92-sh. Nuk do bjerë Shqipëria, nuk do të bjerë demokracia, do të bjerë Edi Rama dhe kriminelët e tjerë një orë e më parë. Ju faleminderit për vëmendjen! e.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY