Kadilli: Basha nuk e trembi asnjëherë Edi Ramën!

Kadilli: Basha nuk e trembi asnjëherë Edi Ramën!

65
0
Shares

Kandidati për kryetar të PD-së, Fatbardh Kadilli zhvilloi sot një takim në degën Nr. 9 në Tiranë, ku vijoi kritikat e ashpra ndaj kryetarit aktual të PD, Lulzim Basha ndërsa renditi argumemta sipas tij se pse Basha nuk duhet të jetë më kryetar.

Kur u tremb Edi Rama? Kur dolën studentët, nuk i nxorëm ne, dolën vetë, por ishin edhe tanët. Për fat të keq ata që i nxirrnin ishin marksistë, më keq se socialistët për ne.

Edhe kur vajti te teatri, Bashën e përzunë në fillim. Edhe kur vajtën tanët te protesta për armët kimike na përzunë, i gjuajtën me shishe. Ai që thotë do ta rrëzojmë me protesta, stina e protestave, të gjitha janë gënjeshtra për të mbajtur partinë në gjendje lufte, që askush të mos mendojë të zëvendësojë kryetarin” tha ai.

Kadilli duke iu referuar dorëzimit të listave në minutën e fundit u shpreh se kjo gjë duhet do të ndryshojë nëse do të zgjidhet ai në krye të PD-së. “Nuk ka përse të lihen në minutën e fundit. Edhe për bashkitë. Kandidati për Bashkinë e Tiranës duhet të jetë përcaktuar maksimumi në janar” theksoi ai.

Në garë për postin e kryetarit të PD-së janë Lulzim Basha, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj, ndërsa zgjedhjet do të zhvillohen në 13 qershor. m.k

TAKIM ME DEMOKRATËT E DEGËS 9 TIRANË

Posted by Fatbardh Kadilli on Monday, May 31, 2021

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY