Gjyqtarja Kapedani, ndjesë për videot, por lëshon rrebeshin ministrja e Drejtësisë, Gjonaj:...

Gjyqtarja Kapedani, ndjesë për videot, por lëshon rrebeshin ministrja e Drejtësisë, Gjonaj: Kërkova shkarkimin që më 2019

258
0
Shares

Kryetarja e gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani ka reaguar sërish sot në lidhje me videot ndërkohë qe ka pasuar deklarata e rreptë e ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Qëndrimi im në lidhje me shpërndarjen e disa vidiove nëpër media.

Si gjyqtare në radhë të parë dhe si nënkryetare e Gjykatës ndjehem keq nga publikimi i këtyre videove vetëm për të më dëmtuar imazhin. Unë si gjyqtare e kam të ndaluar të komentoj, por do pres me qetësi verifikimin e kësaj situate.

As si individ as si gjyqtare nuk jam krenare për vidiot e publikuara. Shpresoj që ky sulm mos të jetë ndaj meje sepse jam grua dhe nene.

Ndërsa kërkoj ndjesë për cilindo që është ndjer keq nga ato video. Dua të theksoj me forcë se asnjë insinuatë apo përbaltje nuk do më influencojnë të jap drejtësi dhe të punoj ndershmërisht si deri më sot”, shkruan gjykatësja.

Fill më pas  ka reaguar ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

“Të pakomentueshme shfaqjet e gjyqtares së Elbasanit dhe për të ardhur keq që qysh prej dhjetorit 2019, i kam kërkuar me shkrim KLGJ-së verifikimin dhe marrje mase për të pas lirimit të një subjekti kriminal.

Tani uroj që jo vetëm të merret masa e duhur, por edhe të hetohet në mënyrë të thelluar gjendja pasurore e kësaj gjyqtareje. Tipike për një pjesë të atyre që nuk kanë kaluar ende Vetingun dhe vijojnë të gërryejnë drejtësinë nga brenda!

dhe kush e ka turpëruar drejtësinë do të përballet me të deri në fund!”, deklaron ministrja. a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY