Harxhi dhe Nishani në Korçë: Si të funksionojë PD për të qënë...

Harxhi dhe Nishani në Korçë: Si të funksionojë PD për të qënë parti fituese

87
0
Shares

Ish Presidenti Bujar Nishani dhe kandidatja për kryetare të PD, Edit Harxhi kanë vijuar takimet me demokratët duke u ndalë sot në Korçë.

“Sot PD është në një situatë kaotike, dëshpërimi, zemërthyerje, por a mund të mbetemi peng i këtij momenti? Unë mendoj që jo. PD ka resurse dhe forca të panumërta. Përtej zemërthyerjes dhe goditjes së fortë duhet të projektojmë PD-në e së nesërmes. Duke qenë se jemi në fushatën për zgjedhjen e kryetarit unë dua të përfitojë nga rasti, ka qenë një fushatë e 25 prilli ka qenë e pabarabartë, e vështirë, përballë një makineria qeveritare që nuk njeh rregulla dhe as kode. Ka qenë një situatë që është përballuar vetëm për shkak të dinjitetin dhe sakrificave të çdo demokrati. Ky dëshpërim u thellua më keq pas 25 prillit se pritshmëritë tona ishin më të mëdha sepse shqiptarët kishin përballë një qeverisje të korruptuar. Me të drejtë të gjithë do të rendisë vështirësitë, padrejtësitë, dhunën, manipulimet, blerjen e votës. Kur një parti opozitare fiton besimin e shumicës së qytetarëve, ato shkojnë të votojnë pa marrë parasysh forcën e shtetit dhe bën përmbysjen e qeverisë. Jam i bindur që ky regjim, apo model qeverisjeje, nuk mund që ta ndryshojmë vetëm përmes kërkesave tona publike apo ekzistencës, por e rrëzojmë atë përmes aktivitetit dhe kontributeve dhe këtu duhet të fillojë analiza dhe reflektimi dhe projektimi i një të nesërme, nuk do kishte vlerë nëse do mbesnim peng të së drejtësë, tha Nishani.

Ndërsa Edit Harxhi tha se gara nuk është e barabartë.

”Gara është e pabarabartë jemi të gjithë të penalizuar, përveç kryetarit të partisë sepse kryetari i partisë e afroi datën e zgjidhjeve për në 13 qershor, në vend që të ishte një datë që do të shtyhej pas një analize të plotë dhe të thellë të Partisë Demokratike. Por pavarësisht kësaj gare e cila është e pabarabartë dhe e padrejtë në të njëjtën kohë, unë i kam hyrë kësaj gare dhe do të vazhdoj deri në fund, pavarësisht procesit sepse e kam thënë disa herë edhe në media unë e sfidoj këtë garë pavarësisht pabarazisë së saj. Pavarësisht mungesës së listave, komisionerëve, anëtarëve të komisionit unë do të vazhdoj pasi kërkoj reformimin e thellë të Partisë dhe ringritjen e saj mbi idealet e 90-ës. Unë ndjehem e penalizuar nga vendimet jo statutore që ka marrë kryesia e partisë dhe kryetari i partisë në të njëjtën kohë, por nga ana tjetër mendoj që ja vlen pasi unë ja dedikoj këtë garë demokratëve”, tha Harxhi.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY