DEKLARATA/ Çamet e Dibrës gëzohen për fitoren

DEKLARATA/ Çamet e Dibrës gëzohen për fitoren

80
0
Shares

PDIU ka uruar fituesin e garës për kryetar të Bashkisë së Dibrës, Muharrem Rama. Në përmjet një deklarate për median PDIU ka thënë se kjo është përgjigja e kundërsharit për etiketimin nqë u është bërë atyre si “ccamët e Dibrës”.

“Fitorja e Aleancës për Shqipërinë Evropiane është një fitore për Dibrën dhe dibranët. Po ashtu, fitorja është përgjigja më e mirë ndaj sulmit të paprecedentë njëmujor, jo vetëm nga kundërshtari politik, por dhe turlifarlloj
pseudosnalistësh, të cilët, në kufijtë e racizmit etiketuan degën e PDIU me epitete si çamët e Dibrës, etj.

Është e vërtetë që nuk ka shqiptarë të Çamërisë në Dibër, por ka PDIU, sepse ka dibranë patriotë që e duan Shqipërinë dhe kombin shqiptar.
Prandaj, urojmë z. Rama, ASHE-në dhe degën e PDIU-së në Dibër dhe, veçanërisht, shprehim mirënjohjen për dibranët, për mbështetjen që I japin PDIU-së, larg barrierave antikombëtare krahinore, që pseudoanalistë me frymëzime partiake duan të fryjnë në dëm të dobisë kombëtare”, thuhet ne deklaraten per Media.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY