Arrestohen skifterë shqiptarë në Milano, Varese e Bergamo, cfarë gjeti policia në...

Arrestohen skifterë shqiptarë në Milano, Varese e Bergamo, cfarë gjeti policia në strehimet e tyre

148
0
Shares

Katër grabitës shqiptarë janë vënë në pranga në veri të Italisë pasi akuzohen për plot 64 vjedhje, ndërkohë që dy të tjerë ia dolën ti ikin policisë.

Shumica dërrmuese e grabitjeve të cilët iu atribuohen këtij grupi janë të muajve të fundit ndërsa 9 të tjera I përkasin 2019 dhe 2020, kohe kur nisi edhe gjuetia ndaj këtij grupi.

Grabitjet janë kryer në Varese, Milano, Bergamo, Brescia e Pavianë rajonin e Lombardisë, Venezia, Verona e Padova të Veneto-s, Parma, Ferrara e Rimini in Emilia Romagna, Verbania, Novara e Alessandria në rajonin e Piemonte.

Karabinierët sekuestruan një një pushkë të lehtë të kalibrit 223 H & k me dy karikatorë dhe 34 gëzhoja, një pistoletë gjysmë automatike Beretta 9×21 me 15 gëzhoja, veshje të shtrenjta dhe bizhuteri. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY