KQZ gjobit me miliona lekë RTSH, theu heshtjen zgjedhore. Pse nuk u...

KQZ gjobit me miliona lekë RTSH, theu heshtjen zgjedhore. Pse nuk u shqyrtua reklama dezinformuese e PS?

207
0
Shares

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme shqyrtoi raportin e Autoritetit të Medias  Audiovizive   për   monitorimin   e   medias   për   pasqyrimin   e   fushatës   zgjedhore   në periudhën 26.03.2021 – 23.04.2021, si edhe respektimin e heshtjes zgjedhore. Komisioneri vendosi marrjen e masës administrative për RTSH me vlerën 2 000 000 lekë,në bazë të nenit 174 pika 2, të Kodit Zgjedhor, pasi RTSH 2 dhe RTSH Kukësi kanë thyer heshtjen zgjedhore duke   transmetuar kronika  mbi   aktivitetin e  subjekteve  politike në fushatë zgjedhore.

Ndërkohë nuk dihet nëse dot ë ketë shqyrtim për masa të tjerat ë propozuara nga AMA, veçmas një reklamë dezinformuese për votimin publikuar nga PS në televizonin top channel dhe report tv.

Në reklamë theksohej se cdo shenjë tjetër vec asaj tek numri 12 e bënte të pavlefshme fletën e votimit, cfarë përbën një mashtrim publik.

Gjithashtu, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi dhënien e mandatit të deputetit tëKuvendit   të   Shqipërisë,   kandidatit   të   listës   shumemërore   të   Partisë   Socialdemokrate,Qarku Shkodër, zj. Jetmira Rexhep Rraboshta. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY