SPAK mbyll cështjen për Shërbimin Sekret të Partisë Socialiste, si u vodhën...

SPAK mbyll cështjen për Shërbimin Sekret të Partisë Socialiste, si u vodhën të dhënat e 910 mijë qytetarëve

462
0
Shares

Prokuroria e Posaçme për Antikorrupsionin vëren se listat e ‘patronazhistëve’ të PS, që nxitën debate para 25 prillit për të dhënat personale të banorëve të Tiranës, nuk ka elementë të veprës penale për korrupsion aktiv apo pasiv në zgjedhje.

Të dhëna personale të rreth 900 mijë qytetarëve shqiptarë që ruhen nga institucionet shtetërore u vunë në dispozicion të Partisë Socialiste në pushtet, me rastin e zgjedhjeve të 25 Prillit.

Opozita ngriti padi në SPAK, por burime për Report Tv, një televizion i mbështetur nga qeveria,  bëjnë me dije se ky hetim është në fazat e fundit dhe nëse do të faktohet korrupsioni do t’i kalojë për kompetencë Prokurorisë së Tiranës vetëm për veprën penale vjedhja e të dhënave personale.

SPAK kërkoi sekuestrimin pak javë më parë të portalit Lapsi.al që bëri publikimin e skandalit.

Kryeministri Edi Rama iu doli hapur në mbrojtje “patronazhistëve”, duke i dhënë një sinjal të qartë SPAK, i cili me sa duket e paska marrë. Ai në një miting të socialisteve pas zgjedhjeve u bëri homazhe anëtarëve të shërbimit sekret të PS, një strukturë kjo ilegale dhe e paligjshme që vepron me instrumentat e shetit për interesat elektorale të një partie politike. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY