PD nuk ka marrë asnjë përgjigje për rreth 100 kërkesa që i ka nisur institucioneve publike në lidhje me faktet që kanë cenuar ligjin zgjedhor.
Lajmi u bë i ditur nga përfaqësuesi i PD në KQZ, Marash Logu i cili tha se asnjë institucion nuk ka kthyer përgjigje.
PD ka kërkuar nga KAS që të merren të dhena në lidhje me pretendimet e PD-së për manipulim të procesit zgjedhor përmes institucioneve publike por KAS ka refuzuar në vijueshmëri pavarësisht se është kërkesë e ligjit zgjedhor që KAS ta kryejë këtë veprim.
Ndërkohë burime nga institucionet thone se kanë marrë kërkesat më 18 maj dhe se kërkesat janë bërë mbështetur në ligjin për të drejtën e informimit që kërkon 10 ditë për kthimin e përgjigjes.
Por ndërkohë ligji zgjedhor kërkon nga institucionet që të veprojnë shpejt në rastet e përgjigjeve që lidhen me procesin zgjedhor apo më procedura ankimimi në KQZ. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/