KAS refuzon pavlefshmërinë në Tiranë, PD prezanton 88 prova për manipulim e...

KAS refuzon pavlefshmërinë në Tiranë, PD prezanton 88 prova për manipulim e blerje votash

174
0
Shares

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve KAS vendosi refuzimin e rradhës për anketat dhe kërkesat e PD. KAS ka rrëzuar kërkesën e PD-AN për shpalljen e pavlefshme dhe përsëritje të zgjedhjeve në qarkun e Tiranës ndërsa u rrëzua edhe kërkesa e kandidatit të pavarur Boiken Abazit, i cili thotë se i është vjedhur mandati në Tiranë.

Mbledhja vijon me shqyrtimin e kërkesës së PD-së për qarkun e Elbasanit, në një kohë që në rend dite është parashikuar edhe shqyrtimi për qarkun e Fierit dhe Lezhës dhe Korçës. Për këtë të fundit, edhe LSI kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve.

Përfaqësuesi i PD në KAS Marash Logu ka prezantuar  88 prova se si PS ka ngritur një grup të strukturuar për blerjen e votës, me pagesa nga100-300 euro për person. Ndërkohë ai ka theksuar se janë përdorur fonde të rindërtimin nga tërmeti për vjedhjen e zgjedhjeve si dhe punësimin në administratë.

“88 prova për shkeljen që kanë ndodhur në zgjedhje në qarkun e Tiranës. Drejtues të lartë të PS në bashkëpunim me krimin, u përfshinë në një sërë veprimtarie të paligjshme. Erion Veliaj, Belinda Balluku, Arben Ahmetaj, Tom Doshi, Ervin Bushati, Sadri Abazi, Redjan Krali janë përfshirë me drejtues lokal dhe krimin, ka ngritur një strukturë kriminale për blerjen e votave me para nga 100-300 euro apo kërcënime. PD ka depozituar në SPAK 7 kallëzime penale, 120 mln euro nga fondi i rindërtimit për blerje fondesh, kemi pamje filmike të ministrave deputetë, kandidatë për deputet duke shpërndarë ndihma ushqimore ose dhurata. KAS u soll si drejtuesit e PS”, tha ndër të tjera Logu.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY