Transparencë dhe barazi në garën për kryetar të PD. Jemin Gjana detajon...

Transparencë dhe barazi në garën për kryetar të PD. Jemin Gjana detajon vendimet konsensuale të Komisionit Zgjedhor

120
0
Shares

Kreu i Komisionit zgjedhor në PD, Jemin Gjana ka siguruar sot se ka transparencë  dhe rregulla të barabarta në garën për kryetar të PD. Jemin Gjana detajoi gjatë një konference për shtyp sot në selinë e PD, vendimet konsensuale të Komisionit Zgjedhor.

DEKLARATË E KRYETARIT TË KOMISIONIT ZGJEDHOR, JEMIN GJANA

Në fakt edhe për t’ju përgjigjur interesimit pothuajse të përditshëm të mediave, lidhur me fushatën zgjedhore, gjykuam t’ju informojmë për disa prej vendimeve që janë marrë, mënyrën se si po ecën fushatë, vendimet që janë marrë në Komisionin Zgjedhor të partisë, etj.

Dje pasdite kemi kryer konstituimin përfundimtar të komisionit, në kuptimin që jemi plotësuar me 4 anëtarë, përfaqësues të kandidatëve dhe kemi zhvilluar mbledhjen së bashku me ta.

Pas kësaj, komisioni ka përcaktuar në mbledhjen e djeshme një kalendar të ecurisë të të gjithë procesit të zgjedhjeve deri në ditën e shpalljes së kandidatit fitues.

Fushata ka nisur në datë 24 Maj dhe do të mbyllet në datë 11 Qershor, sepse pastaj fillon heshtja zgjedhore.

Deri në datën 3 Qershor, kryesitë e degëve të Partisë Demokratike në rrethe dhe kandidatët janë të detyruar të sjellin në Komisionin Zgjedhor të PD, emrat e anëtarëve të komisioneve.

Është përcaktuar një periudhë ku do të merremi me trajnimin e komisionerëve.

Deri në datë 6 Qershor do të miratojmë modalitetet e fletës së votimit, do të hedhim shortin e renditjes së kandidatëve.

Brenda datës 7 Qershor do të miratojmë vendvotimet, bazuar në propozimet e degëve.

Listën e votuesve dhe modalitetet përfundimtare të fletës së votimit do miratohen deri në datën 8 Qershor.

Materialet e votimit do të tërhiqen në datë 12 Qershor deri në orën 16.00 nga kryetari i komisionit dhe secili përfaqësues i kandidatëve që dëshiron të shoqërojë tërheqjen e materialeve të votimit.

Numërimi i fletëve të votimit do të kryhet duke nisur nga ora 19.30 derisa të përfundojë. Dhe deri në datën 14 Qershor në orën 08.00 të gjitha materialet e votimit, nga të gjitha komisionet, do të sillen në Komisionin Zgjedhor të partisë, ku do të hartohet përmbledhësja e gjithë procesverbaleve dhe do të shpallet kandidati fitues.

Ky është kalendari i veprimeve dhe procesit.

Dje në komisionin kemi shqyrtuar dhe kemi dakordësuar me të gjithë anëtarët e komisionit lidhur me axhendën e takimeve të kandidatëve, me mënyrën e rakordimit të kësaj axhende, me detyrimin e strukturave të partisë për të qenë të predispozuar, të detyruar në bazë të Statutit dhe vendimit të Kryesisë, për të caktuar dhe për të gjetur ambientet dhe për të ftuar anëtarësinë në këto takime.

Jemi dakordësuar gjithashtu, sikurse ju thash, për një proces të trajnimit të komisionerëve në të gjithë vendin. Mendohet që të bëhen trajnime në grupe zonash, mund të bëjmë një në Shkodër, një në Elbasan, një ndoshta në Fier, në Tiranë; d.m.th 4-5 të tillë. Do të bëhen trajnime nën moderimin e fondacionit “Konrad Adenauer”.
Këto trajnime mendohet të zhvillohet rreth datave 5- 10 Qershor, varësisht në datat që ekspertët e fondacionit “Konrad Adenauer” e asistojnë PD në të gjitha proceset e saj, për të vënë në dispozicion njerëzit e duhur.

Dje, gjithashtu kemi marrë vendimin për të përcaktuar numrin e qendrave të votimit dhe numrin e komisioneve të votimit për të gjitha degët e PD. Aktualisht janë 71 degë të PD, në 5 prej tyre do të ketë 2 komisione dhe 2 qendra votimi; këto janë Durrësi, Elbasani, Fieri, Kamza dhe Shkodra sepse bazuar në vendimin që është marrë nga Kryesia e PD, për arsye lehtësimi për degët që kanë mbi 2500 anëtarë do të ketë më shumë se një qendër votimi. Këto 5 degë në të gjitha vendin rezultojnë me më shumë se 2500 anëtarë, në të gjitha degët e tjera do të ketë një komision dhe një qendër votimi.

Numri i anëtarëve gjithsej është 75067 anëtarë, të cilët janë të mbyllur në sistem, janë mbyllur me vendimin e komisionit që në momentin që është marrë vendimi në Kryesinë e PD dhe sistemi mund të check-ohet vetëm në praninë e 4 përfaqësuesve që 4 kandidatët kanë të drejtë të përcaktojnë ekspertë të IT, të cilët do të jenë prezentë në momentin që listat e këtyre 75067 anëtarëve të shkarkohen për tu shndërruar në listat e votuesve.

Gjithashtu, çështja e fundit që kemi diskutuar dhe debatuar dje, dhe për të cilën besoj se ka patur një mirëkuptim, sigurisht kanë qenë kërkesa siç edhe rëndom këto ditë janë shtruar nga individë të ndryshëm por edhe nga përfaqësuesit e kandidatëve dje, lidhur me disponimin e listave të anëtarësisë.

Dua të bëj me dije që ka patur një diskutim të gjatë, të qetë, mirëkuptues edhe në Komision, për një çështje që është thelbësore.

Rregull;at e lojës të një organizate politike, as rregullat e lojës së pushtetit, nuk mund të jenë mbi ligjin.

Ai që prevalon është ligji. Shqipëria ka një ligj për mbrojtjen e të dhënave personale të cilën askush nuk ka të drejtë ta prekë pa autorizimin e personit fizik.

Ky ligj i cili është detyrim i procesit që Shqipëria ka për t’u afruar me legjislacionin drejt BE-së, është një ligj i miratuar në vitin 2008, për mbrojtjen e të dhënave personale, jo për kuriozitet, por për publikun sepse edhe një pjesë e atyre që shtrojnë kërkesat nuk jaqnë të paditur në këtë çështje, konsiderohen të dhëna sensitive personale.

Çdo informacion për personin fizik, lidhur me origjinën racore, origjinën etnike, përkatësinë politike, anëtarësinë në sindikata, përkatësinë fetare, përkatësinë filozofike.

Bazuar mbi këtë ligj, ne jemi një parti politike që jemi për ta patur shtetin ligjor, për ta mbrojtur shtetin ligjor, këto të dhëna nuk mund të disponohen përveçse nga ata që janë të autorizuar të çekojnë tek sistemi.

Në këtë sistem çekon vetëm Sekretari Organizativ i partisë dhe një punonjës i caktuar nga partia për këtë punë dhe për të qenë trasnapernt me të gjitbë kandidatët, dhe katër ekspertë IT, që ata do të adresojnë tek sistemi.

Pyetje: Në zgjedhjet e 2013-ës kandidatët kanë pasur anëtarë në Komisione, pse nuk kanë sot?

Jemin Gjana: Ka një parim bazë në të gjitha rastet, numri i atyre që emërohen ose zgjidhen dhe numri i atyre që kohoptohen duhet të jetë në një propocion që ata që zgjidhen ose emërohen, janë më shumë se sa gjysma. Është e vërtetë që në 2017 ka qenë kështu, por kanë qenë dy kandidatë. Sot jemi em katër kandidatë, pra jemi me katër palë sy vëzhgimi. Më ndryshe do të detyroheshim që nga katër, numri i atyre që emërohen nga struktura të ishte një më shumë, të ishin 5 dhe do bënim disa komisione me 9 anëtarë të pamenaxhueshëm, kështu që dakordësia ka qenë që të mbetemi në nivelin e 3 anëtarëve gjithësej në Komision dhe katër anëtarëve përfaqësues, vëzhgues.

E padiskutueshme është që edhe anëtarët që janë vëzhgues në Komisionin Zgjedhor në qendër janë anëtarë të cilët kanë të gjithë të drejtën të diskutojnë, të shprehin, të japin opinionet e tyre dhe Komisioni të marrë vendime bazuar vetëm në atë çfarë është. Rregulli Statutor dhe vendimi i Kryesisë të PD-së që i është bërë e njohur që të gjithëve. Asnjë nga vendimet dje nuk është marrë pa qenë dakordësia edhe atyre të katërve. Ka një mirëkuptim për këtë çështje.

Pyetje: Z. Gjana, ju deklaruat pak më parë se janë 75,067 anëtarë të PD-së të cilët kanë të drejtën e votës në 13 qershor, një sqarim, anëtarët e Forumi Rinor të PD votojnë dhe nëse jo, përse?

Jemi Gjana: Është shtruar edhe dje në Komision kjo çështje. Statuti i P-së ka përcaktuar qartësisht kush janë anëtarët me të drejtë vote.

Anëtarë me të drejtë vote janë ata që janë anëtarë të PD-së. Në Forumin Rinor të PD-së, në organizatën e grave të PD-së, në strukturën e PD-së, ka simpatizantë, ka mbështetës. Të drejtën e votës sipas Statutit, e kanë vetëm ata që disponojnë një kartë anëtarësie të PD-së. Të gjithë ata të rinj që e kanë marrë kartën e anëtarësisë së PD-së kanë të drejtën të votojnë, pjesa tjetër nuk mund të votojnë sepse statuti nuk e lejon.

Thënë ndryshe, do të fillonim të krijonim tufa me individë, t’i quanim ca të rinj, pastaj do dilnim edhe ne më të vjetrit të kërkonim edhe ne përfaqësim dhe të thnim që duam edhe ne mqse jemi më të vjetër, por këtu ka rregulla loje.

Rregulli është qartësisht i përcaktuar në Statut. Ata që disponojnë një kartë anëtarësie dhe janë listënn e anëtarësisë.

Duke u nisur nga praktika dhe nga preçedentët e 2013-ës dhe 2017-ës, nëse do të rezultojë që në komisionet e votimit do të paraqiten anëtarë të PD, të cilët disponojnë një teser të PD-së do ta kenë të drejtë bazuar në vendimin e Kryesisë dhe në udhëzimin që dje kemi miratuar, që edhe ata të votojnë duke u paraqitur atje me kartën e anëtarësisë në Parti dhe me dokumentin e indentifikimit dhe do të jenë në një listë të veçantë me qëllim që askujt që është anëtar i PD-së të mos i pengohet e drejta për të marrë pjesë në votim, të mos i mohohet një e drejtë themelore që është e drejta e votës. e.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY