SPAK kërkon prova në KQZ dhe KAS për manipulimet në Durrës, KAS...

SPAK kërkon prova në KQZ dhe KAS për manipulimet në Durrës, KAS nuk pranoi ti shkruante SPAK

144
0
Shares

SPAK i është drejtuar me një kërkesë KQZ-së dhe KAS-it lidhur me akuzat për korrupsion në zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Durrësit.

SPAK kërkon nga çdo provë që kanë administruar gjatë procesit të shqyrtimit të ankimimeve në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Durrësit pasi subjektet politike këto ditë kanë depozituar prova pranë KQZ apo KAS që mund të hedhin dritë mbi veprat penale të kryera gjatë zgjedhjeve në Durrës.

Kujtojmë se KAS ka rrëzuar të martën kërkesën e demokratëve për shpalljen e pavlefshëm të rezultatit zgjedhor në qarkun e Durrësit.

Sipas raportit për të dhënat e kryqëzuara, në Durrës janë identifikuar 38 shenja gishtërinjsh në 79 raste.
Ndërkaq letra nga SPAK vjen kur KAS refuzoi për të katërtën herë që të kërkonte prova nga SPAK dhe institucione të tjera në lidhje me trukimin e procesit zgjedhor nga qeveria. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY