Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kadilli: PD duhet të jetë parti që operon përmes institucionesh

25/05/2021
Kadilli: PD duhet të jetë parti që operon  përmes institucionesh
Share on FacebookShare on Whatsapp

Fatbardh Kadilli, kandidat për kryetar i Partisë Demokratike, tha se është kundër bojkotit të parlamentit ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi.

Kadilli tha se nëse fiton në garën e 13 qershorit deputetët e PD-së do të shkojnë në kuvend.

“Nuk do të ketë politikë rruge, do të ketë politikë institucionesh. Rruga nuk është vendi ku bëhet politika. Rruga është elementi i fundit fare, madje nuk është elementi i një partie politike, është i popullit të frustruar. “- tha Kadilli. Sipas tij, është e papranueshme që Partia Demokratike të ketë dilema me sistemin.

“Pas 30 vitesh kjo parti duhet të maturohet. Ai lloj cikli politik ka përfunduar. Sot ne duhet të jemi një parti në sistem. Fati i keq që ne mbetëm gjatë në qasjen e rrugës, sepse në jemi kampionët që sollëm këtë sistem politik. Sot, ajo që ne quajmë demokraci në Shqipëri, është produkt i lëvizjes së studentëve që u shndërrua në parti politike. Dhe çfarë ndodh sot? Dilemat me sistemin i kemi më shumë ne, është e papranueshme. “- tha Kadilli në “Përballë”.

Në vijim Kadilli tha se “Berisha duhet të shmang përfshirjen e PD-së në këtë çështjen e ballafaqimit të tij me vendimin e DASH për ta shpallur atë ‘non grata’.

“Ne nuk mund ta trajtojmë zotin Berisha si një anëtar i grupit parlamentar të PD-së. Zoti Berisha është institucion. Dhe unë i kam bërë thirrje që ditën e parë, madje që para se të dilte kryetari i partisë të shprehej që, zoti Berisha i ka të gjitha mundësinë për ta ndjekur këtë çështje privatisht dhe zoti Berisha ka gjithë vullnetin, besoj unë, që të shmang përfshirjen e PD-së në këtë çështje. Të shmang përfshirjen e institucionit Berisha në institucionin PD në këtë çështje. Dhe jam i bindur që ai ka dhimbshuri shumë herë më të madhe për PD se sa kryetari aktual. “- tha Kadilli.

Kadilli thotë se PD ka nevojë të fillojë një epokë të re.

“Janë dy institucione. Njëri është memoria dhe modelimi i kësaj partie dhe një gjë tjetër është partia. Sot PD-ja, pavarësisht kësaj ngjarje fare e pakëndshme, unë kam dhimbshuri për çfarë ka ndodhur dhe për personin, sepse kam punuar dhe për politikanin se kam marrë pjesët më të mira nga përvoja me të. Edhe sikur të mos ndodhte kjo, unë përsëri do të isha në të njëjtin pozicion. PD ka nevojë të fillojë një epokë të vetën të re.” rtsh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

06/05/2026
Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

06/05/2026
Lapaj, akuza policisë për arrestimin e fermerit nga Korça: Hajdutët kthehen në zyrë, të rinjtë zvarriten në protestë

Policia e Vlorës paketon për në Spanjë Kananaj, pse po kërkohet nga Madridi

06/05/2026
Ceremoni për nderimin e Servet Pëllumbit, përcillet me mirënjohje e respekt për në banesën e fundit

Ceremoni për nderimin e Servet Pëllumbit, përcillet me mirënjohje e respekt për në banesën e fundit

06/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

06/05/2026
Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

06/05/2026
Lapaj, akuza policisë për arrestimin e fermerit nga Korça: Hajdutët kthehen në zyrë, të rinjtë zvarriten në protestë

Policia e Vlorës paketon për në Spanjë Kananaj, pse po kërkohet nga Madridi

06/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.