Finalizohet operacioni policor i koduar “Bulshar”, në zonën e Mirditës, për goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.
Vihen në pranga 2 shtetas, sekuestrohen 2 armë zjarri, radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë, kubikë me fara narkotike kanabis, llamba elektrike termale dhe pajisje të tjera që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.
U bë arrestimi në flagrancë i personave me iniciale:
-D. N., 30 vjeç, banues në Thumanë dhe K. Gj., 21 vjeç, banues në Bulshar, Mirditë.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur “Bulshar”, Njësia Administrative Orosh, Mirditë, në një serë, kishin kultivuar në kubikë dhe në tokë fidanë narkotike kanabis.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në një ambient që këta shtetas kishin përshtatur për strehim u gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri automatikë, 2 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë dhe pajisje të ndryshme elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, njofton policia e Mirditës. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/