Myslim Murrizi zbulon si u mor vendimi për djegien e mandateve në...

Myslim Murrizi zbulon si u mor vendimi për djegien e mandateve në PD: Kush ishin pro dhe kundër.Cila ishte deklarata e Berishes

573
0
Shares

Ish deputeti i PD, Myslim Murrizi ka zbardhur disa momente nga mbledhja e grupit Parlamentar të PD-së kur u mor vendimi për djegien e mandateve.

Sipas tij ka pasur një grup deputetësh që kanë qënë kundër dhe disa të tjerë pro. Ndërkohë ai ka cituar edhe deklaratën e Berishës në këtë mbledhje i cili duket se ka pasur pasiguri në mbështetjen e këtij vendimi.

Pjesë nga postimi i Murrizit:

Ne ate mbledhje nuk ka folur kundra djegies se mandateve vetem Z Ervin Salianji

Kane diskutuar qarte kundra djegies se mandateve: Halim Kosova, Romeo Gurakuqi, Grida Duma, Genc Pollo, Fatbardha Kadiu, Valentina Duka dhe une.

Kane folur ne menyre te pa qarte kundra djegies se mandateve Hekuran Hoxholli, Lorenc Luka

Kane folur me porosi te atij qe kishte vendosur djegien e mandateve, pro djegies se mandateve: Edi Paloka, Edmond Spaho, Enkelejd Alibeja, Albana Vokshi, Flamur Ndoka, Jorida Tabaku, Gent Strazimiri, Oerd Bylykbashi.

Nuk eshte e vertete qe Sali Berisha ka thene vetem dy fjale Çim

Berisha ka thene:

Eshte nje vendim i veshtire dhe me kete vendim duhet te kemi parasysh qe faktorin nderkombetar do ta kemi kundra

Kjo eshte nje betej e gjate dhe e veshtire dhe mund te na çoj ne fitore ose ne nje humbje te madhe

Nuk njoh strukturat se kam 6 vjet qe jam larguar nga drejtimi dhe nuk di se sa solide jane per te rezistuar kesaj beteje te veshtire dhe qe mund te jete e gjate etj

Per te kthjelluar memorjen e atyre qe kane qene ate dite aty po kujtoj nisjen perrle te fjales se Dr Halim Kosoves kur ju drejtua Bashes me pyetjen: Vendimin per djegien e mandateve e more para gazit lotsjelles apo pas gazit lotsjelles

Nard Ndoka , Vangjel Dule , Rudina Hajdari nuk kane qene ne mbledhje

Te gezuar shume nga ky vendim dhe te pranishem ne kete mbledhje ishin Arben Ristani, Fatbardh Kadilli, Eno Bozo, Belind Kelliçi, Elona Meço dhe me duket Minushja, sepse prisnin qe zgjedhjet do beheshin pas dy muajsh dhe ne vend te deputeteve qe ishin do vinin keta

Te gezuar pa mase jash kesaj mbledhje ishin 3-4 gazetare analiste qe enderronin te zinin karriket e ketyre qe do iknin dhe dy prej tyre sot jane deputet ne Lezhe

Te gezuar pa mase ishin edhe grupi qe mblidhej tek lokal karzbergu gjate fushates se 2017 dhe kritikonin listet e kanidateve. e.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY