Gjykata e Apelit në Durrës la në fuqi vendimin e dhënë nga Gjykata e Elbasanit para pak javësh në lidhje em rastin e vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan. Ka mbetur në qeli Pjerin Paplekaj ndërsa janë lënë të lirë me detyrim paraqitje 10 personat e tjerë.
Në seancë ishin të pranishëm të gjithë të dyshuarit, përveç efektivit të RENEA-s Arbër Paplekaj, i cili ka zgjedhur që të përfaqësohet vetëm nga avokati i tij.
Prokurori i cështjes kërkoi në Apelin e Durrësit rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Elbasanit, që e cilësoi arrestimin e shtetasve si të paligjshëm, si dhe mbajtjen e masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” për 9 të arrestuarit e tjerë.
Prokuroria kërkoi që arrestimi i tyre të konsiderohet i ligjshëm dhe të vijojnë hetimet në lidhje me rolin që ka pasur secili ditën e ngjarjes.
Personat të cilët ishin sot në seancë dhe kanë masën e sigurisë detyrim paraqitjeje:
Arjan Hoxha, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Pavlo Vuksani, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Emiljan Prenga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Juljan Mataj, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Erald Guga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Erjon Demushi, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Taulant Ymeri, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Roland Xhepa, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Nuredin Kasma, akuzuar për heqje të lirisë me dhune
Eldjo Beko, arrestuar “në flagrancë”, akuzuar për pengim të hetimeve. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/