Qeveria, skenar për të tërhequr padinë për zgjedhjet lokale nga Gjykata Kushtetuese

Qeveria, skenar për të tërhequr padinë për zgjedhjet lokale nga Gjykata Kushtetuese

253
0
Shares

Qeveria po zhvillon një skenar përmes të cilit synohet tërheqjen e padisë për zgjedhjet lokale nga Gjykata Kushtetuese. Analisti Afrim Krasniqi tha në Absolut 4 në A2CNN se këtë të hënë ka ndodhur një zhvillim, i cili sipas tij, mund të përfundojë me.

Ai bëri të ditur se po tentohet të ndryshohen drejtuesit e shoqatës së bashkive në mënyrë që të tërhiqet padia për zgjedhjet e 2019-ës.

“Në lidhje me Gjykatën Kushtetuese, ka disa detaje të vogla që janë shqetësuese. Sot, shoqata e bashkive ka adresuar në Gjykatën Kushtetuese legjitimitetin në zgjedhjet lokale dhe kryetarët e të majtës në bashki të caktuara kanë marrë një nismë të çuditshme. Ata kanë mbledhur kryetarët e bashkive dhe kanë shkarkuar drejtuesit në mënyrë që të zgjedhin dikë dhe të shkojnë në Gjykatë Kushtetuese dhe të tërheqë padinë”, tha sot aktivisti i shoqërisë civile Afrim Krasniqi gjatë një intrrviste në A2.

Kemi dy shoqata dhe sot kryetarët e majtë janë mbledhur për të shkarkuar kryetarin e djathtë, shpjegoi ai.

“Nëse kjo është vijë zyrtare dhe nëse vërtetë ky akt përfundon në Gjykatën Kushtetuese me tërheqjen e padisë dhe ndryshimin e pozicionit, atëherë ky vend ka prekur fundin. Kur prek fundin nuk ka rëndësi se kush është president apo kryeministër as kryetar i Kushtetueses. A ka në këtë vend njerëz që kanë kurajë, qytetari, që mund të shpëtojnë nga këta njerëz? Nëse akti i sotëm përfundon në Gjykatën Kushtetuese me tërheqje të palës që ka bërë padinë, atëherë mbyllet automatikisht çështja”, u shpreh Afrim Krasniqi.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY