Oficeri i antidrogës në Durrës, skemë për të shitur drogën në qytet...

Oficeri i antidrogës në Durrës, skemë për të shitur drogën në qytet me uniformë policie

111
0
Shares

SHÇBA-ja e Durrësit ka vënë në pranga, Edvin Sinanin, oficer policie i antidrogës në Drejtorinë Vendore të Policisë së Durrësit i cili ishte përfshirë në organizimin e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Sinani kishte krijuar ‘grupin’ e tij, prej disa personash, të cilët i pajiste me uniforma policie e më pas shpërndante lëndë narkotike.

Detajet e shërbimit sekret të policisë, SHÇBA:

Pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit u dokumentua me prova ligjore veprimtaria e kundraligjshme e punonjësit të Policisë Edvin Sinani i cili kryente funksionin e specialistit për narkotikët në Drejtorinë Vendore Policisë Durrës.Gjatë ushtrimit të detyrës, ky punonjës policie dyshohet se organizonte persona për të shpërndarë lëndë narkotike në vende të ndryshme të qytetit të Durrrësit, të cilët nga ana tjetër i jepnin informacione për shpërndarës të tjerë, me qëllim goditjen e tyre nga ana e punonjësit të Policisë.Gjithashtu, specialisti i Antidrogës në bashkëpunim me këta shtetas, organizohej duke i veshur me uniforma policie për të bërë të mundur kapjen e shpërndarësve të lëndëve narkotike dhe më pas i lironin duke mos ushtruar ndjekje penale ndaj tyre.

Mbi bazën e rregjistrimit të procedimit penal dhe në perfundim të hetimeve paraprake, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës vendosi caktimin në mungesë të masës së sigurimit personal ndalues ”Pezullim i ushtrimit të një detyre a një shërbimi publik” ndaj shtetasit E.S., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”.Për bashkëpunëtorët e tij, hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY