Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Debatet për listën me 300 emra që morën nga 300 euro para votimeve, deputeti në Durrës u nda me 150 vota

24/05/2021
Një person votoi në dy qendra votimi, gishti është regjistruar disa herë në një qendër. KAS, të hetojë prokuroria
Share on FacebookShare on Whatsapp

Përfaqësuesi i PD-së në KQZ, Marash Logu paraqiti sot në KAS listën me 300 emra të qarkut të Durrësit që kanë marrë nga PS 100 deri në 300 euro para votimit duke kërkuar që KAS të verifikojë nëse kanë qënë në administratën zgjedhore apo nëse kanë votuar duke patur parasysh se një deputetë në qarkun e Durrësit ndahet vetëm me 150 vota.

“Kërkojmë që të merren të dhënat e kryqëzuara përmes pajisjes së identifikimit elektronik PEI si dhe janë depozituar 3 lista me rreth 300 emra dhe kërkojmë nëse këta persona kanë votuar, në cilat QV kanë votuar në cilat KZAZ etj. Si dhe nëse kanë qenë pjesë e administratës zgjedhore.  Lista është pjesë e provave tona. Janë 300 emra personash dhe shumat e parave që kanë marrë, duam të dimë nëse ata persona kanë votuar apo kanë qenë pjesë e administratës zgjedhore”, tha Logu.

Debatet:

Braho: Kush është qëllimi që doni të bëni kryqëzimin nëse kanë votuar apo jo?

Logu: Kjo listë provon një nga pretendimet kryesore që blerja e votës ka diktuar rezultatin e zgjedhjeve.

Braho: E dispononi këtë listën?

Logu: Është pjesë e provave që PD ka depozituar së bashku me kërkesën ankimore. Ka edhe një listë me emra dhe mbiemra si dhe të dhëna të tjera, si dhe shuma nga 100 deri në 300 euro që ata kanë marrë në këmbim të votës.

Braho: Nga administrata të kërkojmë listën e përfshirë në administratën zgjedhore në qarku Durrës. Të jepet lista dhe kryqëzimi nëse këta 300 persona janë pjesë e administratës zgjedhore. Nëse kanë votuar ose jo këtë duhet të na i shpjegojë administrata zgjedhore.

Logu: Po të verifikohet lista e zgjedhësve del ku e ka qendrën e votimit X apo Y person. Pastaj lista e zgjedhësve mund të kryqëzohet nëse personi ka votuar apo jo. Është një veprim që mund të marrë kohë, por është plotësisht i mundur.

Rusmali: Nëse ne hetojmë dhe na rezulton se 300 veta kanë marrë pjesë në zgjedhje, ne provojmë vetëm faktin që 300 veta kanë marrë pjesë në zgjedhje. Nëse futemi dhe hetojmë që 300 anëtarë kanë qenë pjesë e Komisioneve Zgjedhore, ne provojmë vetëm që ata kanë qenë anëtarë të Komisioneve Zgjedhore. Si na çon prova të provimi i kërkimit të akuzës që këta kanë blerë apo kanë shitur vota. Ne duhet të kujdesemi edhe për ekonominë e hetimit administrativ. Ne nuk mund të futemi në pyll dhe të presim çdo dru që ka pylli. Ne duhet të qëmtojmë vetëm ato që i shërbejnë objektit të hetimit. Pyetja e dytë për administratën, këtë historinë e votuesve KQZ e ka rrahur në çdo palë zgjedhje. Gjithmonë kanë ardhur kërkesa që palët, partitë, kërkojnë listën e votuesve dhe në dijeninë time kjo gjë është refuzuar gjithmonë me arsyetimin se mbrohet nga ligji për mbrojtjen e të dhënave personale. Nëse zgjedhësit votojnë ose jo është e dhënë personale sensitive.

Braho: Nuk po kërkojmë lista zgjedhësish, ne thjesht po kërkojmë nëse X numër personash kanë votuar apo jo. Ndaj pyeta: A mundet administrata të konfirmojë nëse janë votues? Këto janë emra që janë bërë publik dhe që kanë marrë pagesë mesa thotë z.Logu, këtu nuk ka ndonjë të dhënë personale nëse emrat janë bërë publik. Duke qenë se bëhet fjalë për 300 persona dhe mandati ka lëvizur për 150 vota mund të jetë relevante. Nuk po kërkojmë as të dimë për kë kanë votuar, të bëjmë patronazhistin, thjesht duam të dimë nëse kanë votuar apo jo.

Rusmali: E dhëna personale që mbrohet është firma e personave, apo është fakti që ata kanë marrë pjesë në votim. Në kuptimin tim ka qenë gjithmonë, e dhënë personale është pjesëmarrja ose mospjesëmarrje në votim. Për këtë arsye nuk jepej lista që të mos identifikohej qëndrimi politik i personave, jo të mos kopjohej firma e tyre.

Braho: Unë nuk besoj se sekretari i përgjithshëm është interpretuesi i ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. Mund të ishte komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale.

Rusmali: Unë iu referova eksperiencës së KQZ, mos bëjmë debat kot.

Braho: Nuk është punë eksperience KQZ-je është interpretim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

02/05/2026
Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

02/05/2026
Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

02/05/2026
Rezoluta e IDU: Integrimi në BE, korrupsioni dhe krimi po bllokojnë Shqipërinë

Rezoluta e IDU: Integrimi në BE, korrupsioni dhe krimi po bllokojnë Shqipërinë

02/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

02/05/2026
Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

02/05/2026
Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

02/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.