Rama paralajmëron dhe kërcënon mbështetësit e PD-së

Rama paralajmëron dhe kërcënon mbështetësit e PD-së

66
0
Shares

Kryeministri Edi Rama kërcënoi sonte opozitën nga studio e emisionit “Top Story”. Sipas Ramës, të gjithë ata që do të pengojnë qytetarët të votojnë më 18 qershor do të dalin para ligjit.
“Njerëzit duhet ta mendojnë mirë këtë gjë. Se nëse i bashkohen kësaj marrëzie do të përballen me ligjin”, kërcënoi Rama.
Rama tha se ishte i gatshëm të krijonte kushtet që PD te regjistrohet në zgjedhje, duke ndryshuar edhe Kodin Zgjedhor, por nuk do të priste më PD-në.
Lidhur me koalicionin, Rama tha se në zgjedhje PS dhe LSI do të shkojnë si parti më vetë, por la të hapur për të bërë koalicion pas zgjedhjeve. 
“Ne jemi partneritet strategjik dhe ky koalicion do vazhdojë. Do hyjmë në garë veç. Ne ishim garë, dhe do kemi dhe gjatë fushatës. LSI ka ambicie të ndryshme, nganjëherë dhe të kundërta. Bukur fort. Unë e kam thënë se nuk është punë numrash. Është çështje e reformimit rrënjësor”, u shpreh Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY