Lejoi përdhunimin e vajzës 12-vjeçe, gjykata e lë në burg, nëna: Nuk...

Lejoi përdhunimin e vajzës 12-vjeçe, gjykata e lë në burg, nëna: Nuk di çfarë ka ndodhur

63
0
Shares

Gjykata e Fierit ka lënë në burg nënën, e cila lejoi abuzimin e vajzës së saj nga bashkëjetuesi. Bëhet fjalë për një ngjarje të rëndë, e cila u denoncua para disa ditësh nga vajza 12-vjeçare.

Nëna e saj, Selvi Yzeiraj ka thënë para togave të zeza se nuk ka pasur dijeni për abuzimin seksual.“Nuk di çfarë ka ndodhur mes vajzës sime dhe njerkut. Kam 5 ditë brenda nuk e di çfarë flitet, jam e tronditur”, ka thënë Selvi Yzeiraj.

Ilmi Hoxhaj, 52 – vjeç dhe Selvi Yzeiraj, 40 – vjeçe, të cilët banonin në fshatin Mbyet të Fierit janë arrestuar, pas rrëfimit që e mitura ka bërë përpara një psikologu në polici.

Ka qenë daja i vajzës që e ka shoqëruar mbesën për të bërë denoncimin për kunatin dhe motrën e tij. Ekspertiza mjekësore ka konfirmuar se e mitura ishte e defloruar e hershme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY