Prokuroria e Posaçme kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) kërkoi sot 17 vite burg për ish nënkomisarin e Policisë së Fierit, Festim Lelaj, i cili akuzohet për trafikimin e 2.8 tonëve drogë kanabis drejt Italisë.
Festim Lelaj, një efektiv policie nga Vlora, në 2017 punonte me detyrë nënkomisar në drejtorinë e Fierit. Ai u arrestua në dhjetor të vitit 2017 si personi që ka organizuar trafikimin e 2.5 tonë drogë nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Sasia e madhe e drogës është kapur në janar 2017 brenda një kamioni në Ancona, ndërkohë policia vendase mundi të kapë vetëm shoferin.
“Nënkomisari i Policisë së Fierit kishte rolin e drejtuesit në grupin që trafikoi 2.5 tonë kanabis në janar të 2017 nga Porti i Durrësit në Ankona. Ngarkesa me drogë do të dërgohej drejt Gjermanisë, ndërsa kamioni me lëndë narkotike ishte vulosur në Portin e Durrësit si mall transit, për të mos u kontrolluar më tutje në portet Italiane”, thuhet ne pretencen e prokurorise.
Drejtuesi i kamionit, Dhimo Koraj u progos nga autoritetet Italiane ndërsa automjeti ishte në pronësi të Demo Progonatit edhe ky i prangosur në vendin tonë disa kohë më parë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/