Një person votoi në dy qendra votimi, gishti është regjistruar disa herë...

Një person votoi në dy qendra votimi, gishti është regjistruar disa herë në një qendër. KAS, të hetojë prokuroria

61
0
Shares

KAS shqyrtoi sot kërkesat ankimore të PD- LSI dhe kandidatit të pavarur, Kreshnik Merxhani në lidhje me votimin në qarkun e Gjirokastrës.

Zëvendëskomisionerja Shtetërore e Zgjedhjeve, Lealba Pelinku i dha përgjigje shqetësimeve lidhur me rastet kur një person është identifikuar në dy qendra votimi të ndryshme në 25 prill si dhe faktit që një shenjë gishti unike është regjistruar më shumë se një herë në pajisjen e identifikimit.

Nga kryqëzimi i të dhënave, Pelinku tha se rezulton që këto raste kanë të bëjnë me persona që i përkasin administratës zgjedhore, pra komisionerë që janë identifikuar në qendrën e tyre të votimit, por edhe në qendrën ku ata duhet të shërbenin si komisionere në 25 prill.

Po ashtu edhe sa i përket regjistrimit të shenjës së gishtit, Pelinku deklaroi se i përket operatorit dhe jo votuesve.

“Një nga numrat e identifikimit që lidhet me shenjën unike të gishtit është i operatorit se ne kemi të dhënat, në këto kushte na lind e drejta të dyshojmë që një nga skenarët mund të jetë ai kur shenja unike e përdorur për nënshkrimin e zgjedhësve nga dy ose më shumë zgjedhës ka qenë e operatorit. Por KQZ s’mund e s’ka sesi të verifikojë cilit person i takon ajo shenjë gishti”, u shpreh Pelinku.

Koli Bele i PS: 14 raste shenja gishtërinjsh në qarkun e Gjirokastrës të identifikuara nga pajisja Pay si të dyshmta, në dy raste një person është identifikuar dy herë në dy qendra votimi. A identifikohen këta persona konkretisht?

A është e mundur të ketë qenë në dy qendra votimi në listat e zgjedhësve? A mund të ndodhë që një person ta ketë emrin në dy qendra votimi?

Lealba Pelinku: Në dy rastet bëhet fjalë për dy persona të paktën nga numri i identifikimit personal, për të njëjtin person i cili supozohet me të njëjtin dokument identifikimi është paraqitur në njërën QV dhe ka depozituar shenjën e gishtit , dhe dyshohet që po ky person është paraqitur në një QV tjeter me të njëjtën shenjë gishti dhe dokument identifikimi ka realizuar identifikimin në qendrën tjetër të votimit, e njëjta gjë dhe për rastin tjetër pra nëhet fjalë për dy persona.

Koli Bele: Sistemi s’është i lidhur online me databasen, por në cdo QV sistemi i lidhur me listën e zgjedhësve, pra unë Koli Bele, jam paraqitur në QV time, nëse do shkoja në tjetër QV e do vihej karta sistemi do e kishte refuzuar personin. Si mund të ketë noddhur që një shtetas është paraqitur në dy QV dhe sistemi i ka pranuar?

Lealba Pelinku: Nga të dhënat na rezultojnë bëhet fjalë për persona të cilët i përkasin administratës zgjedhore, ose komisionerë ose operatori pra në mënyrë të tillë u konfigurua dhe pajisja për operatorët që s’ishin pjesë e listës së zgjedhësve në QV ku ishin komisonerë.

Pajisja ka pasur mundësinë që këta persona të administratës zgjedhore të mund të ushtronin të drejtën e tyre, të votës në atë qendër votimi. Pasi e kanë ushtruar këtë të drejtë, pasi janë identifiikuar në qendrën ku kanë qenë komisionerë janë paraqitur në QV ku kanë qenë të regjistruar në listën e zgjedhësve, nga të dhënat që kemi këtë arrijmë të supozojmë.

Koli Bele: Pra kjo e shpjegon dhe atë që pse sistemi se ka penguar zgjedhësin të votojë dy herë, është vlerë e sistemit pra tregon që sistemi ka funksionuar, të cilido krahu që janë, besoj ligji do bëjë punën e tij.

Ka pasur raportime në 13 qendra votimi, për 12 shenja gishtërinjsh.

 

Lealba Pelinku: Radha e veprimeve të një zgjedhësi, paraqitet në një QV, dokumenti që duhet të lexohet nga pajisja e identifikimit, pasi është lexuar, komsioni ka verifikuar përputhshmërinë e të dhënave, hapi i radhës do ishte nënshkrimi biometrik.

Cfarë do të thotë që kemi shenjë unike për dy apo më shumë raste?

Do të thotë që kemi leximin e dokumentit të identifikimit nga pajisja e më pas për nënshkrim është përdorur shenja e gishtit nga një shenjë unike gishti që në këtë fazë ne nuk mundet ta identifikojmë e cilit individ është për dy apo më shumë raste.

Në tabelën e paraqitur, nga të dhënat që rezultuan nga kryqëzimi, një nga numrat e identifikimit që lidhet me shenjën unike të gishtit është i operatorit se ne kemi të dhënat, në këto kushte na lind e drejta të dyshojmë që një nga skenarët mund të jetë ai kur shenja unike e përdorur për nënshkrimin e zgjedhësve nga dy ose më shumë zgjedhës ka qenë e operatorit. Por KQZ s’mund e s’ka sesi të verifikojë cilit person i takon ajo shenjë gishti.

Kjo do jetë duhet të jetë objekti i një hetimi në vazhdim, për të verifikuar falë materialeve nga video regjistrimet e më pas prokuroria që do i përcillen këto materiale të mbledhura nga KQZ për të verifikuar në mënyrë të saktë cilit i takon ajo shenjë gishti.

Koli Bele: Kur sistemi nuk lexon gishtin e një shtetasi, cfarë procedure duhet të bëjë operatori?

Lealba Pelinku: Programimi pajisjes ka qenë në mënyrë që operatorit i duhej të merret masa që secilit zgjedhës ti merrej shenja e 4 gishtrinjve duke tentuar 7 herë për secilin gisht, pasi dështonte me gishtin e parë 7 herë do kalonte me gishtat vijues.

Nga informacionet paraprake që kemi marrë në kohë reale në ditën e zgjedhjeve nga operatorët është bërë me dije fakti që kanë pasur vështirësi në marrjen e shenjave të gishtave të personave në moshë të madhe e ata vetë me justifikimin të dhënë verbalisht për të përshpejtuar procesin kanë vijuar në shkelje të protokollit ata vetë me vendosjen e shenjës së gishtit, edhe kjo duhet të jetë objekt i një verifikimi të thelluar. Panorama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY