Shtyhet gjyqi, Frroku: Nga burgu më futët në akuarium

Shtyhet gjyqi, Frroku: Nga burgu më futët në akuarium

60
0
Shares

Është shtyrë seanca e sotme ndaj ish-deputetit Mark Frrokut, për shkak se ishte i prishur sistemi audio i gjykatës.

Investimi i Gjykatës së Tiranës, e cila kafazet ku rrinë të pandehurit i ka bërë me xham, është kthyer në problem. Duke qenë se xhami është i blinduar të pandehurit e kanë të pamundur të dëgjojnë atë çfarë diskutohet në sallë.

Madje Frroku ka bërë batuta me gjykatën duke i thënë se “
nga burgu e kishin futur në akuarium”. Në këtë seancë ishin paraqitur për të dhënë dëshmitë e tyre 4 persona. Lekë Kurti, xhaxhai i viktimës, Lumturi Velaj, Ermira Kurti dhe Ardian Ukaj.

Lekë Kurti ka qenë i pari që nisi të dëshmojë, por i pandehuri Frroku ka pretenduar se nuk dëgjonte dhe për këtë arsye Gjykata vendosi të shtyjë seancën javë e ardhshme.

Për të dëshmuar në këtë proces ishte thirrur edhe deputeti Tom Doshi. Por avokati i tij kishte njoftuar se Doshi e kishte të pamundur të paraqitej pasi ishte në një Komision.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY