Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ngarkesa me 400 kg kokainë, ortaku i kompanisë në Lipjan me lidhje biznesi me Elvis Roshin

18/05/2021
Ngarkesa me 400 kg kokainë, ortaku i kompanisë në Lipjan me lidhje biznesi me Elvis Roshin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Bledar Habili, biznesmeni nga Kavaja, kompania ku ai është ortak dyshohet si e përfshirë në trafikun e 400 kg kokainë të kapur në Lipjan po ashtu rezulton ortak biznesi me ish-drejtorë të Partisë Socialiste në Kavajë.

Ndërkaq ai rezulton i përfshirë në skandalin e pronave në Spille, në 2017 ku të akuzuar ishin edhe kryetari i atëhershëm të bashkisë, Elvis Roshi dhe ish-kryetari i PS-së në Kavajë Gentjan Daja.

Habili dhe biznesmeni kosovar Izet Sheqiri regjistruan kompaninë e bananeve me të cilin u realizuar trafiku i kokainës, vetëm pak muaj pasi ish-drejtorët e PS-së dhe të afërm të Elvis Roshit regjistruan sëbashku me Habilin një firmë ndërtimi, raporton syri tv.

Bledar Habili citohet në median shqiptare të ketë mohuar përfshirjen në trafikun e 400 kilogramë kokainë, ndërkohë që ortaku i tij në kompaninë ‘MC Food’, Izet Sheqiri, raportohet si një ndër të arrestuarit e operacionit të zhvilluar nga autoritetet në Kosovë.

Shefi i Policisë kosovare, Samedin Mehmeti, deklaroi në një konferencë për median mbrëmjen e së Hënës në Prishtinë se janë arrestuar 7 persona, të gjithë të shtetësisë kosovare.

Bledar Habili dhe Izet Sheqiri regjistruan në Nëntor 2020 kompaninë ‘MC Food’ pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit në Shqipëri, me seli në Kavajë.

Pak muaj më parë, në Shtator 2020, Bledar Habili ishte regjistruar edhe si ortak në shoqërinë e ndërtimit ‘Fokus 2020’.

Një dokument i Ministrisë së Brendshme, i hartuar në Korrik 2017, dhe botuar nga mediat e rendit Bledar Habilin, së bashku me familjarë të ish-kryebashkiakut Elvis Rroshi dhe ish-kryesocialistit të qytetit, Gentian Daja, në listën e personave që kanë përfituar tokë në mënyrë të dyshimtë, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve nga ish-drejtues të rëndësishëm lokalë në qytetin e Kavajës.

Në çështjen ‘Spilleja’ u përfshinë një numër i madh zyrtarësh e qytetarësh, disa prej të cilëve rezultojnë aktualisht si bashkëpronarë me Bledar Habilin në shoqërinë e ndërtimit ‘Fokus 2020’.

Në këtë kompani, ortak është Daniel Rroshi, djali i xhaxhait të Elvis Rroshit.

Në ‘Fokus 2020’ është ortak edhe Altin Çopa, ish-drejtues i ALUIZNI-t në Kavajë, fillimisht i arrestuar për skandalin e tokave bregdetare në Spille.

Ortak fillestar në këtë kompani ka qenë edhe ErvinDulla, një biznesmen ndërtimi nga Kavaja, i cili gjithashtu rezulton se ka përfituar tokë në mënyrë të dyshimtë në ‘skemën’ e Spillesë.

Personazhi kryesor në atë çështje rezultoi ish-drejtuesi i Hipotekës së Kavajës, SeidCikalleshi, njëkohësisht familjar i ish-kryetarit të Partisë Socialiste të qytetit, Gentjan Daja.

Hetimi u nis nga prokurori Gentian Habazaj, i cili kërkoi arrestimin e 11 personave, ndërkohë që shumë tjerë ishin nën hetim.

Më pas, Habazaj u largua dhe hetimi u vijua nga prokurori Kreshnik Ajazi. Në përfundim të hetimeve të tij, Ajazi reduktoi ndjeshëm numrin e personave nën hetim, duke përjashtuar nga përgjegjësia penale të gjithë përfituesit e tokave.

Pas këtij hetimi të pjesshëm, Kreshnik Ajazi caktohet drejtues i Prokurorisë së Elbasanit dhe tashmë është nën akuzë publike nga opozita për favorizim të ndjeshëm të Partisë Socialiste, për shkak se vëllai i tij ishte kandidat për deputet i maxhorancës në zgjedhjet e 25 Prillit 2021, raporton syri tv.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kush ishte biznesmeni i njohur kinez që humbi jetën në Librazhd

Kush ishte biznesmeni i njohur kinez që humbi jetën në Librazhd

03/05/2026
Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

02/05/2026
Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

02/05/2026
Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

02/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kush ishte biznesmeni i njohur kinez që humbi jetën në Librazhd

Kush ishte biznesmeni i njohur kinez që humbi jetën në Librazhd

03/05/2026
Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

02/05/2026
Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

02/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.