Inspektorati Qendror Teknik (IQT) ka vënë gjoba me vlerë 130 milionë lekë ose rreth 1 milion euro gjatë gjysmës së parë të këtij viti. Gjobat janë vënë ndaj subjekteve të tregtimit me shumicë dhe pakicë të gazoilëve dhe gazit të lëngshëm.
Sipas të dhënave zyrtare të institucionit janë vendosur 224 gjoba, me një vlerë mesatare 582,812 lekë secila. Inspektimet janë bërë në të gjitha bashkitë e vendit, teksa IQT sqaron se është rritur ndjeshëm arkëtimi i gjobave të vëna në vitet e mëparshme. Në ekstraktet e kompanive të naftës mund të gjesh një sërë urdhërash për sekuestro konservative, me qëllim vjeljen e gjobave të vëna nga IQT.
IQT referon se janë inspektuar dhe subjektet konsumatorë të mëdhenj, është bërë databazë për to, janë marrë mostra për kontroll cilësor për produktet që përdorin, si dhe për dokumentacionin e furnizimit.
Këtë vit, IQT u ka kërkuar të gjitha Prefekturave me anë të një shkrese që të ngrinin grupe të përbashkëta për kontrollin e tregut të bombolave, ashtu sikurse edhe Ministria e Punëve të Brendshme.
Gjatë periudhës janar – qershor 2016 ka pasur 13 aksidente në ambiente në të cilat përdoreshin bombola me gaz të lëngshëm.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/