PROVAT DHE HETIMI/KQZ të konsiderojë anulimin e zgjedhjeve në Dibër

PROVAT DHE HETIMI/KQZ të konsiderojë anulimin e zgjedhjeve në Dibër

50
0
Shares

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të presë hetimet e prokurorisë për trukimin e votave në zgjedhjet bashkiake në Dibër para se të vendosë për dhënien e mandatit.

Emisione investigative në Shqipëri si Fiks Fare por edhe video te transmetuara nga tv Klan, kanë transmetuar në mënyrë të pavarur nga palët e interesuara në proces caste të manipulimit të votave duke e bërë të diskutueshëm rezultatin deri në fund të një hetimi nga organi i akuzës.

Dy vëllezërit e kryetarit të zgjedhur të bashkisë u përfshinë qartësisht sipas regjistrimeve të “Fiks Fare” në blerjen e votave për vëllanë e tyre që kandidainte duke kryer vepër penale.

Pamje të tjetra u transmetuan nga tv Klan ku një zyrtar me lidhje te qarta me administraten e bashkise shpërndante para tek anëtarë të komunitetit rom të qytetit.

Prokuroria ka nisur një hetim për përfshirjen e elementëve kriminalë në stafin elektoral të kandidati të PS si dhe përdorimin burimeve publike në mënyrë të paligjshme nga qeveria në favor të kandidatit të vet.

Por kjo është vetëm maja e ajsbergut e zgjedhjeve, rezultati i të cilave habiti edhe vetë fituesin e këtyre zgjedhjeve.

Një vit më parë zgjedhjet për kryetarin e bashkisë në Dibër u ndanë me një rezultat vetëm prej 500 votash mes qeverisë dhe opozitës, ndërkohë që një vit më pas, pas një skandali seksual të kryebashkiakut socialist, dështimeve të qeverisë të mbante premtimet, rënia e besimit tek qeveria, diferenca mes kandidatit të qeverisë dhe opozitës ishte 4000 vota, ose 8 herë më shumë se një vit më parë, në favor të kandidatit të qeverisë.

Burime nga KQZ thanë sot se ende nuk është diskutuar në lidhje me procesin dhe se institucioni nuk ka ndonjë linjë të qartë veprimi në kushtet kur cështje të rënda penale po investigohen në lidhje me procesin.

Anulimi i zgjedhjeve në Peshkopi do të ishte rasti i parë që nga viti 1996, kur zgjedhjet në vend rrëzohen nga KQZ, si dhe një sinjal i fortë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2016.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY