VIDEO & EMRAT/ Shkatërrohet banda italo – shqiptare e drogës

VIDEO & EMRAT/ Shkatërrohet banda italo – shqiptare e drogës

78
0
Shares

Një tjetër grup kriminal, bandë italo – shqiptare e trafikut të heroinës, kokainës e marijuanës, është shkatërruar nga autoritetet italiane.
Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, 19 persona kanë përfunduar në prangat e Guardia di Finanza -s të Leçes.
Mes të arrestuarve është edhe një punonjës i Guardia di Finanza të Leçes. Ai është 41-vjeçari Cristian Giannone dhe përfundoi në pranga pasi akuzohet për zbulim të sekretit hetimor. Sipas akuzës, Giannone ka pasur komunikime me njërin prej të arrestuarve, duke i dhënë detaje mbi lëvizjet e patrullave të Guardia di Finanaza në këmbim të shumave monetare.
Banda operonte në zonat e Leçe, Gallipoli, Guagnano, Brindisi, Taranto, Massafra e Statte.
Gjatë operacionit policor u sekuestruan drogë, 14 kilogramë heroinë, 136 kilogramë marijuanë, 1 kilogramë kokainë, 3 kallashnikov e municione.
Urdhër-arrestet u lëshuan nga Prokuroria e Leçes, me kërkesë së Drejtorisë Rajonale të Antimafias.

Arrest me burg

Italianë
Tommaso Danese,
Gianluca Lorè,
Giuseppino Mero,
Dario Profka,
Alessandro Scalinci.

Shqiptarë
Ervin Gerbaj,
Marenglen Halka,
Marjus Halka,
Hendri Kapllani,
Dhori Tole, Pilo Zanaj.

Arrest shtëpia

Italianë
Davide Giovine,
Christian Montanaro,
Alessandro Quarta,
Alessio Bellanova.

Shqiptarë
Avelino Ndou,
Ermal Resulaj,
Viktor Shaolli.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY