DETAJE/ Përdhunimi 12-vjeçares, nëna kishte punuar prostitutë, po “mësonte” dhe të bijën

DETAJE/ Përdhunimi 12-vjeçares, nëna kishte punuar prostitutë, po “mësonte” dhe të bijën

95
0
Shares


Selvie Yzeiraj

Zbardhen detaje të tjera tronditëse në lidhje me ngjarjen e rëndë në Fier ku nëna dhe burri i saj, kanë abuzuar për 6 vjet me të bijën.
Selvie Yzeiraj rezulton e arrestuar disa muaj më parë në qytetin e Durrësit për ushtrim prostitucioni dhe dyshohet se në këtë rrugë do fuste edhe vajzën.
Ajo u arrestua bashkë me të dashurin në banesën e këtij të fundit pasi e bija i akuzoi dhe rrëfeu të gjithë të vërtetën në polici.
Selvie Yzeiraj u shfaq sot në gjykatë ku u njoh me masën e arrestit me burg e braktisur nga familjarët.
Edhe pse e vetëdijshme për krimin që ka kryer, ajo e mohoi sot se kishte dijeni për njerkun që përdhunonte të bijën e saj të mitur.
Gjatë marrjes në pyetje ajo kishte pohuar se ishte në dijeni të marrëdhënies dhe abuzimit të njerkut më vajzën e mitur, madje edhe që i kishte parë me sytë e saj në disa raste.
Nga kjo dëshmi hetuesit i thanë se ajo do akuzohej si bashkëpunëtore në krim.
Por mesa duket pas kësaj akuze, ajo ka vendosur të mos flasë më dhe sot e mohoi të kishte dijeni mbi ngjarjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY