Pas blerjes së votave në Dibër, PS në aksion për “blerjen” e...

Pas blerjes së votave në Dibër, PS në aksion për “blerjen” e votave të LSI-së për kamerat e sigurisë

53
0
Shares

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim zhvilluan një takim për të rakorduar qëndrimin për dekretin e presidentit për ligjin për sigurinë publike, ose kamerat e sigurisë siç njihet ndryshe. LSI përfaqësohej në këtë takim nga kryetari i Komisionit të Sigurisë  Spartak Braho, dhe kreu i grupit kuvendor të LSI, Petrit Vasili. Ndërsa Tahiri mëoshet se shoqërohej nga Pirro Lutaj.
Në takim po negociohet për të gjetur zgjidhje për pikat e kontestuara të projektligjit të cilin Presidenti Bujar Nishani e ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend. Gjatë diskutimeve në komisionet parlamentare, deputetët e LSI kanë kritikuar disa nene të ligjit dhe faturën financiare, por jo vetëm.
Projektligji i cili do të diskutohet të enjten në seancën plenare ishte pjesë e diskutimeve edhe në grupin e Partisë Socialiste, ku mësohet se kryeministri Edi Rama u kërkoi deputetëve që të jenë  të vëmendshëm gjatë votimit, ndërsa bëri të ditur se, “negociatat me LSI-në vazhdojnë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY