VRASJA E ÇAKËS/ I iku policisë së Elbasanit me pranga në duar,...

VRASJA E ÇAKËS/ I iku policisë së Elbasanit me pranga në duar, flet direkt në tv, 37 vjeçari Mirjan Dedja

594
0
Shares

Mirjan Dedja, 37-vjeç, i shpallur në kërkim për vrasjen e Everest Cakës ka folur sot lidhur me ngarjen nga arratia. Ai  ka deklaruar se nuk ka lidhje me ekzekutimin e Everest Cakajt ndërkohë që ditën e vrasjes ai i shoqërua në polici për 36 orë dhe më pas u arratis me pranga në duar nga komisariati i Elbasanit.

Në një intervistë për Top Channel, me gazezaren Anila Hoxha, Dedja tha se nuk ka lidhje me asnjë grup kriminal dhe se të gjithë personazhet e përfshirë në konflikt janë shokë të tij.

Njerëzit që kanë konflikte me njëri-tjetrin nuk dua t’ia di fare se çfarë bëhet në Elbasan. Kam ardhur nga Spanja vetëm për vëllain tim sepse ka të drejtë t’i ulet dënimi me ligjin shqiptar sepse unë interesohem për familjen time. Vetëdorëzohem me kusht që të lirohem prap”, u shpreh ai.

“E kam pasur shok Everestin dhe kaq. Më kanë mbajtur 36 orë në polici. Ia kam thënë me detaje se ku kam qenë, kam qenë tek burgu se më është ekstraduar vëllai nga Italia. I thashë kam qenë në Myslym Shyr dhe nga aty kam qenë në Elbasan, nga Elbasani në Tiranë dhe aty jam takuar me një shokun tim”, tha Mirjan Dedja në një intervistë për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha.

Everest Çakës iu bë pritë teksa po dilte bashkë me bashkëshorten nga shtëpia e prindërve të saj, duke u qëlluar disa herë me pistoletë me silenciator.

Goditjet ishin fatale për 41-vjeçarin që njihej me dy emra (Everest dhe Ibrahim Çaka) duke ndërruar jetë në vend, ndërsa bashkëshortja e tij, Silvana mori një plagë në dorë por jashtë rrezikut për jetën. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY