Shkolla filloi sot edhe në burg, të miturit e dënuar mësojnë shkrim...

Shkolla filloi sot edhe në burg, të miturit e dënuar mësojnë shkrim e lexim

78
0
Shares

Shkolla ka filluar sot edhe në burg, ku të miturit e dënuar mësojnë shkrim e lexim. Shumica e tyre e ka braktisur herët shkollën dhe e vetmja gjë që kanë marrë prej saj është leximi i emrit.
Të kthyer në hajdutë apo edhe autorë krimesh të tjera, këta djem nga 14 deri në 18 vjeç po vuajnë dënimet përkatëse në Institutin e të Miturve Kavajë, ku edhe po tentohet që të riintegrohen.
Këtë vit, janë 16 të dënuar që do të jenë nxënës të grupuar në 4 klasa kolektive. Librat janë dhuratë nga burgu. Dy 17-vjeçare duhet të ishin në gjimnaz tashme, por për shkak se e kanë braktisur shkollën vite më parë pas arrestimit për vjedhje i rikthehen ciklit të ulët në klasën e pestë. Ata lexojnë me vështirësi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY