Plakja e popullsisë, në 10 vjet 50% nxënës më pak në klasë...

Plakja e popullsisë, në 10 vjet 50% nxënës më pak në klasë të parë

94
0
Shares

Plakja e popullsisë është një valë shqetësimi globale që në dhjetëvjeçarin e fundit ka prekur edhe vendin tonë. Për të provuar këtë, shifra tronditëse vijnë nga sistemi arsimor në vend. Sot në bankat e shkollës u ulën për herë të parë në bankat e shkollës afro 50% më pak nxënës se dhjetë vjet më parë. Statistika konfirmohet nga Ministria e Arsimit, ndërsa INSTAT rendit si arsye të plakjes së popullsisë uljen e lindshmërisë dhe emigrimit.
Popullsia në Shqipëri po plaket me ritme të shpejta dhe lindshmëria po ulet në mënyrë drastike.
Instituti i Statistikave raporton se në harkun kohor të 10 viteve, ka pasur 6000 lindje më pak.
Nëse në vitin 2005 në vendin tonë lindshmëria ishte afro  39 mijë dhe në 2015 ky numër u ul ndjeshëm në afro 33 mije lindje.
Nëse i referohemi të dhënave të autoriteteve të arsimit për nxënësit që hynë në klasën e pare, rezulton se numri i tyre është përgjysmuar krahasuar me 10 vjet më parë.
Në vjeshtën e vitit 2006, në bankat e shkollës u ulën në banka 60.000 fëmijë të klasave të para, ndërsa në vitin 2016 Ministria e Arsimit në të dhënat paraprake tha se ky numër është 27.000 fëmijë.
Por cilat janë shkaqet që kanë çuar drejt këtyre statistikave shqetësuese?
Ekspertët e INSTAT në raportet e tyre evidentojnë se shkaqet kryesore të tkurrjes së popullsisë janë:
– Emigrimi
– Planifikimi familjar
– Martesat e vona
Nëse përpara 10 viteve, mosha mesatare e martesave ishte 31.8 vjeç, aktualisht kjo statistikë është rritur në 37.2 vjeç.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY