Ruleta ruse, versioni i vrasjes së Mehmet Qemës, por nuk ka pistoletë...

Ruleta ruse, versioni i vrasjes së Mehmet Qemës, por nuk ka pistoletë me mulli

208
0
Shares

28-vjeçari Marjus Dema i cili qëlloi mbrëmë me pistoletë Mehmet Qemën tha sot pas dorëzimit në polici se nuk ka patur qëllim ta vriste shokun e tij, pasi ishin miq.

Fill pas të shtënave 5 personat e tjerë janë nisur të çojnë në spital 27-vjeçarin, por fatkeqësisht Mehmet Qema mbërriti pa shenja jete në duart e bluzave të bardha. Plumbi në gjoks i kishte prekur zemrën, duke bërë që Qema të ndërronte jetë.

Dy janë pistat kryesore të hetimit. E para se i riu është vrarë nga pakujdesia ndërsa e dyta se ai është ekzekutuar për shkak të një konflikti të çastit. Një tjetër version që ka dalë në media është se djemtë po luanin ruletën ruse, dhe se “fati” i keq i ka rënë Mehmet Qemës. Por edhe në këtë rast, pistoleta mulli nuk është gjetur.

Por kush janë djemtë e lojës “ruleta ruse”? Të njohur edhe si “banda e 5 majit”, djemtë problematikë njiheshin për miqësinë e tyre me reperat shqiptarë si Stresi, Marini dhe Meriton Mjekiqi. Disa prej tyre edhe janë ndaluar nga policia për konsum të lëndëve narkotike dhe më pas janë lënë të lirë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY