Janë publikuar pamjet kur Marjus Dema shkon me pistoletë në dorë në drejtim të tavolinës së lokalit ku është ulur 27-vjeçari Mehmet Qema dhe disa nga miqtë e tij.
Marius Dema shfaqet me armë në dorë, ndërsa Mehmet Qema ëdhtë përballë tij, veshur me një triko gri.
Dema e ka qëlluar për vdekje Qemën me një plumb në gjoks për motive ende të paqarta.
Ngjarja ndodhi në rrugën “5 Maj” në Tiranë, ndërsa në foto duket viktima, autori dhe disa shokë të tjerë, të cilët kanë qenë në një lokal.
Aktualisht policia ka shpallur në krim autorin e krimit Marjus Demën si dhe 5 persona të tjerë Erlind Pepa, Blerim Hoti, Braild Aga, Frenkli Myftari dhe Xhuljano Koçi. Këta persona akuzohen për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/