Pista kryesore e vrasjes së biznesmenit vlonjat, në makinë me të edhe...

Pista kryesore e vrasjes së biznesmenit vlonjat, në makinë me të edhe një person tjetër

214
0
Shares

Ende nuk ka asnjë gjurmë nga vrasësit që ekzekutuan sot në mesditë biznesmenin vlonjat Bledar Birçaj.

Birçaj u ekzekutua me armë sot në zonën e njohur si “Bishti i Kalldrëmit” në Vlorë ndërsa në makinë me Bledar Birçajn ndodhej edhe një tjetër person, i cili nuk ka marrë asnjë plagë.

Policia përveç dëshmitarit kyç ka shoqëruar edhe disa persona të tjerë që ndodheshin në vendin e ngjarjes me shpresën se deklarimet e tyre do të hedhin më shumë dritë për ekzekutimin mafioz.

Gjithashtu një tjetër provë në dorën e hetuesve janë edhe kamerat e sigurisë së bizneseve.

Pista kryesore në duart e hetuesve është aktiviteti i Birçaj në Spanjë dhe lidhja e mundshme me drogën. 38-vjeçari lëvizte shpesh në drejtim të Spanjës, ndërsa vetëm para një muaji ishte kthyer në Vlorë.

Bledar Birçaj rezulton pronari i Bar kafe “The Boss” që ndodhet në “Lungomare” në Vlorë që nga viti 2017. Bledar Birçaj është një emër jo i panjohur për policinë e Vlorës, pasi në 21 dhjetor 2010 së bashku me vëllanë e tij, Elton Birçaj, kanë dhunuar barbarisht ish-juristin e hipotekës së Vlorës me inicialet F.H.

Për këtë ngjarje dy vëllezërit u proceduan në gjendje të lirë. Shkak i kësaj ngjarje ishin bërë problemet që ata kanë pasur me dokumentacionin në një pronë që ndodhet në qytetin e Vlorës. Bledar Birçaj ka qenë i arrestuar në 27 janar 2011 pasi dyshohej për një ngjarje kriminale por u lirua nga akuzuat në përfundim të hetimeve. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY