A është Pollo me grupin anti Basha, c’mendon për debatin në PD,...

A është Pollo me grupin anti Basha, c’mendon për debatin në PD, Nishanin dhe Salianjin

293
0
Shares

Ish deputeti dhe ish ministri Genc Pollo në një intervistë me gazetaren Valentina Madani tek Gazeta Shqiptare ka kërkuar që debate Brenda PD të zhvillohet ndërkohë që thotë se nuk preferon lincimet publike apo nismat e nxituara.

“Unë jam që shqetësimet reale të diskutohen me maturi e qetësi por edhe me përgjegjësi; mundësisht në kohën e përshtatshme dhe brenda partisë. Nuk preferoj linçimet publike apo nismat e nxituara por as ngurtësimin në kullën e besnikëve. Debati nuk duhet evituar. Kalçifikimi i status quo-së do të ishte shërbim i keq ndaj partisë e Shqipërisë. Pas dy vjetësh na presin zgjedhjet bashkiake”, thotë Pollo gjatë bisedës.

Pollo ka komentuar gjithashtu edhe ankimet e PD në KQZ për procesin dhe rezultatin zgjedhor duke thkesuar se zgjedhjet u manipuluan masivisht nga qeveria.

“Mendoj se me gjasë, paditë përmbajnë  prova të shumta. Por përtej tyre p.sh. unë kam parë pafund kandidatë rilindistë që shpërndajnë letra legalizimi, inskenojnë inaugurime, etj. që i postojnë pa gajle në Facebook, madje edhe në tv lokale. Ato të ministrave të Ramës bllokuan edhe TV e mëdha. Për këto shkelje që u ndaluan specifikisht nga legjislacioni zgjedhor i miratuar vjet; KQZ mori tagra për t’i ndëshkuar dhe nuk e bëri këtë gjë. Nuk e luajti rolin parandalues që i ngarkoi ligji”, thotë Pollo.

Më poshtë është një pjesë e intervistës:

Valentina Madani: PD duket e përfshirë nga debatet pas rezultatit zhgënjyes për zgjedhjet. Ju nuk jeni me grupin që i bën thirrje Bashës të dorëhiqet.

Genc Pollo: Zhgënjimi është pjesë e jetës si dhe e politikës. Nganjëherë është më i rëndë sidomos kur vjen papritur. Them kështu se kësaj radhe u duk se u krijua një frymë pozitive; përtej faktit se kishim një qeveri në fund të mandatit të dytë e me një pakënaqësi të gjerë popullore në kurriz.

Megjithatë për momentin PD e opozita bën mirë që  denoncon konkretisht, dokumenton e padit shkeljet e manipulimet në këto zgjedhje. Të tilla ka patur shumë, e reforma zgjedhore konsensuale nuk arriti t’i pengonte. Gjithësesi PD nuk e kishte iluzionin se ligji do të respektohej e zbatohej me rigorozitet; jetojmë në Shqipëri, në Shqipërinë e Ramës. Por synimi i PD ishte mobilizimi i një batice elektorale që jo vetëm do të mbushte gropat e votëvjedhjes, por do të ngrinte lart anijen e ngecur në rërë. Këtu fillon zhgënjimi edhe pse arsyet janë të ndryshme. Prandaj edhe unë theksoj nevojën e një projekti të ri që do të ngjallë besim e shpresë.

Valentina Madani: Do t’ju pyes edhe për projektin. Por a keni vërtet prova solide për manipulime zgjedhore?

Genc Pollo: Mendoj se me gjasë, paditë përmbajnë  prova të shumta. Por përtej tyre p.sh. unë kam parë pafund kandidatë rilindistë që shpërndajnë letra legalizimi, inskenojnë inaugurime, etj. që i postojnë pa gajle në Facebook, madje edhe në tv lokale. Ato të ministrave të Ramës bllokuan edhe TV e mëdha. Për këto shkelje që u ndaluan specifikisht nga legjislacioni zgjedhor i miratuar vjet; KQZ mori tagra për t’i ndëshkuar dhe nuk e bëri këtë gjë. Nuk e luajti rolin parandalues që i ngarkoi ligji. Pra sërish problemi kronik i moszbatimit të ligjeve të mira. Prandaj edhe lavdërimet ndaj KQZ më duken jo tërësisht të justifikuara. Deklaratat e OSBE, BE e ShBA fokusohen tek abuzimi partiak i resurseve shtetërore.

Valentina Madani: Edhe një herë pyetjen: ju a jeni me grupin anti Basha ?

Genc Pollo: Unë jam që shqetësimet reale të diskutohen me maturi e qetësi por edhe me përgjegjësi; mundësisht në kohën e përshtatshme dhe brenda partisë. Nuk preferoj linçimet publike apo nismat e nxituara por as ngurtësimin në kullën e besnikëve. Debati nuk duhet evituar. Kalçifikimi i status quo-së do të ishte shërbim i keq ndaj partisë e Shqipërisë. Pas dy vjetësh na presin zgjedhjet bashkiake.

Valentina Madani: Vërtet zotërinjtë Nishani e Imami kanë folur ashpër por edhe Ervin Salianji  u përgjigj se Nishani e ka ndjekur fushatën në tv.

Genc Pollo: Kam qenë në gjyqin e Ervinit e të gazetarit Jetmir Olldashi dhe kam dëgjuar pretencën e verdiktin më skandaloz të mundshëm. Edhe për këtë më bëhet qefi që Ervini u rizgjodh deputet. Por thënia që ju citoni është e gabuar. Nishani e plot të tjerë, përfshi edhe mua, i janë përgjegjur pozitivisht ftesave nga kandidatët e strukturat e partisë në terren. Pastaj kanë fushatuar në kafene, telefon e në Facebook. Kaq mundesh kur nuk je kandidat. Nëse vërtet e ka thënë, mendoj se Ervini do e tërheqë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY