Dorëhiqet zyrtari i parë i niveleve drejtuese në PD

Dorëhiqet zyrtari i parë i niveleve drejtuese në PD

293
0
Shares

Sekretari organizativ i PD Sahit Dollapi ka dhënë dorëheqjen nga detyra pas rezultatit të zgjedhjeve ku PS doli mori 74 mandate, dhe PD 59 mandate.

Dorëheqja e Dollapit është e para në nivelin e sekretarëve ndërkohë qe sekretari i Burimeve Njerëzore, Minarolli përgënjështroi një lajm se ishte larguar.

Dollapi u bë sekretar pas zgjedhjeve të 2017 por nuk ishte në listën e kandidatëve të PD në këto zgjedhje.

Nderkaq Partia Demokratike  i kërkoi dje KQZ-së që rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit të shpallet i pavlefshëm në 9 qarqe të vendit dhe të përsëriten votimet në këto zona.

PD kërkoi rivotim në Shkodër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë, sepse, sipas saj, procesi zgjedhor më 25 prill nuk ishte i drejtë dhe vullneti i zgjedhësve u deformua.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY