Bledar Birçaj, biznesmeni që u ekzekutua sot ka qënë në dosjet e policisë më herët. Në vitin 2011 ai u arrestua për dyshime se u përfshi në vrasje. Në janar të 2011 atij iu dha masa e arrestit me burg me afat 45 ditë donim që u la në fuqi edhe në vendimin e marsit 2011.
Në prill masa ndaj tij ndryshoi nga Gjykata e Vlorës nga “arrest në burg” me masën e sigurimit “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” dhe masën detyruese “ndalim të daljes jashtë shtetit” deri në përfundim të hetimeve.
Por në korrik 2011 u vendos pushimi i hetimit penal në ngarkim të Bledar Birçaj duke u lënë i lirë.
Bledar Bircaj u vra sot në një atentat në Vlorë. Bësohet se të paktën 7 nga plumbat që u qëlluan ranë mbi trupin e të ndjerit i cili vdiq gjatë rrugës për në spital. Atentati ndodhi tek vendi i quajtur Bishti i kalldrëmit në Vlorë. Ai ishte rreth 40 vjec ndërsa u qullua nga një makinë tjetër që e ndiqte BMW me të cilin po lëvizte Birce. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/