DEBATET/ Mos e beso po deshe, integrimi i Shqipërisë në BE në...

DEBATET/ Mos e beso po deshe, integrimi i Shqipërisë në BE në dorën e Sadri Abazit

72
0
Shares

Mbjellja e kanabisit dhe zgjedhjet në Dibër kanë qenë dje temat kryesore të debatit politik në komisionet parlamentare.
Gjatë mbledhjes në Komisionin e Sigurisë, ku diskutohej projektligji “Për parandalimin dhe luftën ndaj trafikut të substancave narkotike ose psikotrope”, Flamur Noka ka dhënë një argument krejt ndryshe pse Policia e Shtetit po asgjëson kaq shumë parcela droge. Sipas Nokës, fara e kanabisit e importuar nga Vietnami, e mbjellë nga të besuarit e Saimir Tahirit, ka qëlluar “mashkull”, ndaj ka prodhimtari të ulët, shkruan “Panorama”.
Ndërkohë që në Komisionin e Integrimit, Majlinda Bregu, duke iu referuar zgjedhjeve në Dibër dhe fjalimit të deputetit Sadri Abazi gjatë fushatës elektorale, propozoi që deputeti i PS-së të përfshihet në grupin negociator për të çelur negociatat me BE-në. Bregu tha se fjalimi karizmatik i Sadri Abazit, që i dha fitoren PS-së në Dibër, duhet të shoqërohet dhe me një thirrje që ky i fundit t’ia bëjë Bashkimit Europian për anëtarësim. Por Sadri Abazi ka deklaruar se qytetarët e Dibrës u shprehen me votë, dhe se fitorja në Dibër ishte e Partisë Socialiste dhe e Edi Ramës.

Debati te Komisioni i Integrimit


Majlinda Bregu: Duke pasur parasysh fjalimin karizmatik të Sadriut në Dibër, unë do të isha e mendimit që të njëjtën thirrje t’ia bënte dhe BE-së për çeljen e negociatave…(qesh)
Sadri Abazi: Qytetarët e Dibrës e dhanë përgjigjen.
Majlinda Bregu: Po mirë mo mirë, do të vish të drejtosh Komisionin e Integrimit? Bëju një thirrje si ajo e Bashkimit Europian, mbase reagojnë në të njëjtën mënyrë…
Sadri Abazi: Qytetarët e dhanë përgjigjen, të mos merremi më me atë çështje.
Majlinda Bregu: Mirë pra, pas suksesit të Sadriut në Dibër, t’i kthemi mbledhjes së Komisionit…
Sadri Abazi: Suksesi ishte i Partisë Socialiste, i Edi Ramës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY