Një vajzë vret motrën, tronditet fshati në Fushë Kosovë

Një vajzë vret motrën, tronditet fshati në Fushë Kosovë

148
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot në fshatin Vragoli të Fushë-Kosovës. Një grua e moshës 33-vjeçare ka mbetur e vdekur pasi është qëlluar me armë nga motra e saj.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Prokurori i Shtetit, në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në drejtim të veprës penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.​

Më herët në deklaratën e Policisë u bë me dije: “Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një rast vdekje e dyshimtë, në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës femër 33 vjeç. Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vdekje të dhunshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY