PD bën publike kallëzimin në SPAK: 3 javë SPAK nuk hetoi por...

PD bën publike kallëzimin në SPAK: 3 javë SPAK nuk hetoi por lejoi deformimin e votës

226
0
Shares

PD zbardh skemën kriminale, sipas saj të blerjes së votës nga aleanca kriminale Rama-Doshi-Rakipi tek Njësia 4 në Tiranë.

“Blerje votash me para cash, kërcënim votuesish dhe mbledhje e kartave të identitetit, PD bën publike si Tom Doshi bleu vota dhe shantazhoi votuesit në Njësinë 4 në Tiranë”, thuhet në një deklaratë të PD.

PD bën publike kallëzimin në SPAK ndërsa thekson faktin se për 3 javë SPAK nuk hetoi por lejoi deformimin e votës nga grupimi kriminal i Tom Doshit në njësinë 4 në Tiranë.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ

Ditë pas dite, Partia Demokratike po bën publike për shqiptarët gjithnjë e më shumë fakte, prova dhe të dhëna rreth vjedhjes më të madhe të zgjedhjeve në histori kryer nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi.
Viktimat e masakrës elektorale Rama-Doshi-Rakipi janë shqiptarët të cilëve iu mohua e drejta për të vendosur me votë ndryshimin jetik për vendin.
Prej më shumë se një muaji, Partia Demokratike ka dorëzuar në SPAK kallëzimin penal për veprën penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje”, “Korrupsionit pasiv në zgjedhje”, “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” dhe “Marrjes ose përdorimit të paligjshëm të dokumenteve të identifikimit” për Tom Doshin, Filip Gjeloshin dhe Pal Gjeloshin dhe çdo person tjetër të paidentifikuar nga ana e jonë.
Megjithëse kishte 3 javë në dispozicion, SPAK heshti duke lejuar mercenarët e aleancës Rama-Doshi-Rakipi të zbatojnë skemën kriminale të blerjes së votave.
Sot, ne po vëmë në dijeni opinionin publik se cilët janë personat e përfshirë në masakrën elektorale të 25 Prillit në qarkun e Tiranës dhe atë të Shkodrës duke përfshirë kallëzimin e dorëzuar në SPAK 3 javë përpara ditës së zgjedhjeve.
Këta persona kishin krijuar një skemë kriminale të blerjes së votës, shantazhimit të votuesve dhe mbledhjes së kartave të identitetit që vepron në Njësinë nr. 4 në Tiranë, Rruga “Siri Kodra”, Allias dhe Babrru. SPAK u njoftua përmes kallëzimit tonë se Tom Doshi i shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Filip Gjeloshi dhe Pal Gjeloshi, elementë kryesorë të botës së krimit në Tiranë, të përfshirë në vepra penale si vrasje, rrëmbim personi dhe shumë të tjera, janë duke blerë vota në favor të kandidatit Tom Doshi. Secilit prej të punësuarve në bizneset e kandidatit Doshi i është kërkuar prerazi të votojë dhe të sigurojë 20 emra dhe karta ID si vota të sigurta për Doshin, përndryshe do të pushoheshin nga puna.
Prej më shumë se 1 muaji, SPAK-ut i ishin vënë në dispozicion numrat e tyre të telefonit dhe zona ku veprojnë për të shpërndarë para për blerjen e votave, por ata u lanë të lirë të deformojnë vullnetin e zgjedhësve.
Partia Demokratike nuk do ta ndalë luftën për rikthimin e demokracisë. Beteja jonë do të zhvillohet në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë dhe përfundimi i saj do të jetë i qartë: përmbysja e regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe kthimi i Shqipërisë shqiptarëve.
Kjo betejë nuk ka të bëjë me PD-në por me të ardhmen tonë, të fëmijëve tanë dhe të demokracisë. Shqipëria sot ka humbur, por nëse ne do të kishim fituar me banda, Shqipëria do të kishte humbur edhe nesër, jo vetëm sot. Detyra jonë është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY