Aksident i rëndë në Kosovë, 13 të plagosur

Aksident i rëndë në Kosovë, 13 të plagosur

93
0
Shares

Në Kosovë trembëdhjetë persona kanë mbetur të lënduar sot në një aksident që ka ndodhur në fshatin Grackë e Vjetër në Lipjan, tha zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 15:30. Si pasojë e aksidentit të lënduar kanë mbetur 13 persona, të cilët po marrin trajtim mjekësor aktualisht.

“Në fshatin Grackë e Vjetër të Lipjanit, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, ku janë përfshirë tri automjete. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit, 13 personave u është ofruar ndihmë mjekësore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti.

Ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar policia dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë në ngjarjes. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY