Çdo ditë prova të blerjes së votës, me Edi Ramën s’ka zgjedhje

Çdo ditë prova të blerjes së votës, me Edi Ramën s’ka zgjedhje

66
0
Shares

PD ka ripërsëritur qëndrimin e saj, sipas të cilit, nuk ka zgjedhje të lira me Edi Ramën kryeministër.
Duke ju referuar edhe rasteve të denoncuara nga emisionet investigative, për shit-blerjen e votës në Dibër, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, u shpreh se, “Rastet që po nxjerr media çdo ditë provojnë se në Dibër funksionoi një skemë e mirë-organizuar, e blerjes së votës”.
Sipas Tabakut, Rama demonstroi edhe një herë se është armiku i votës së lirë, “që i shndërron shqiptarët në të varfër për t’ua blerë varfërinë, për t’ua blerë dinjitetin, me para në këmbim të votës”.
“E vetmja mënyrë për të shpëtuar nga korruptimi i mëtejshëm, vjedhja edhe abuzimi me lirinë e votës është reagimi i gjithë shqiptarëve për të larguar nga drejtimi ato që e varfërojnë këtë vend për ta blerë më lirë”, apelon PD.

 

Deklarata e plotë e deputetes së PD-së, Jorida Tabaku


jorida tabaku, 14 shtatorProva të reja, të publikuara mbrëmë në emisionin Stop, dëshmojnë edhe një herë se si rrjeti i organizuar i blerjes së votës, ishte instaluar në çdo qendër votimi në Dibër.
Edi Rama e ktheu Dibrën në një treg të zi, kriminal të blerjes së votës, duke hapur zyra e sportele të këmbimit të vullnetit të lirë me para e me euro.
Rastet që po nxjerr media çdo ditë provojnë se në Dibër funksionoi një skemë e mirë-organizuar, e blerjes së votës. Duke nisur nga drejtuesit politikë të fushatës në bashkëpunim me figurat e njohura të krimit të organizuar, drejtorë të administratës qendrore dhe lokale, shefa policie, administratorë, kryepleq dhe zyrtarë publikë, të cilat PD i ka kallëzuar më 1 shtator.
Ky grup i strukturuar kriminal ka shpërndare milionat që duheshin, ka caktuar njerëzit që do të kryenin operacionin, duke llogaritur e paracaktuar blerjen e votave sipas çdo qendre votimi.
Si vrasës gjakftohtë ata e dinin sa vota kishin në kuti, mbi bazën e parave që kishin hedhur për çdo kuti.
Kjo është skema pra se si karteli i drogës i Edi Ramës kapi bashkinë e Dibrës.
Në Dibër nuk pati zgjedhje.
Dibra u kthye në një thertore të madhe të mbytjes së votës së lirë.
Unë jam e sigurt që PD do të shohë edhe nga vetja e do të bëjë analizë të plotë, por Edi Rama tregoi edhe një herë se ai është armiku i votës së lirë.
Shqipëria nuk mund të ketë zgjedhje me Edi Ramën.
Nuk mund të ketë zgjedhje me një kryeministër që i shndërron shqiptarët në të varfër për t’ua blerë varfërinë, për t’ua blerë dinjitetin, me para në këmbim të votës.
Çdo qytetar në mbarë vendin e di sot se ai i bleu masivisht votat.
Dibra dëshmoi se nuk mund të kemi një demokraci kur kryeministër i vendit është Edi Rama.
E vetmja mënyrë për të shpëtuar nga korruptimi i mëtejshëm, vjedhja edhe abuzimi me lirinë e votës është reagimi i gjithë shqiptarëve për të larguar nga drejtimi ato që e varfërojnë këtë vend për ta blerë më lirë. Vetëm reagimi i shqiptarëve, mundet të risjellë edhe një herë shpresën që përditë po zhduket nga një bandë e cila nuk beson në zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Të bashkohemi të gjithë për t’i bërë ballë kryeministrit Rama i cili përmes pushtetit dhe lidhjeve të tij me krimin jo vetëm vjedh të tashmen por edhe të ardhmen e gjithsecilit!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY